Dy ditë pas suksesit historik të Majlinda Kelmendit, ajo është uruar edhe nga modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj.

Kelmendi të dielën fitoi medaljen e artë në xhudo në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në kategorinë deri në 52 kilogramë.


“Historia u shkrua... Urime për ty kampione #MajlindaKelmendi”, ka shkruar shkurt ajo duke postuar një fotografi të lajmit të CNN-it për kampionen e botës.