Edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, rezulton pozitiv me coronavirus

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, njoftojnë autoritetet vendore.
Sipas ‘Aljazeera Balkans’, përcjell Telegrafi, Vulin u testua pas një rasti kontakt me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ishte shtruar në spital pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Bëhet e ditur se gjendja e Vulin është stabile, dhe nuk ka simptoma të infeksioneve - ai aktualisht u vendos në vetizolim.
Ndërkohë sipas njoftimit, i njëjti, vazhdon të kryejë detyrat e tij, duke iu përmbajtur të gjitha masave të përcaktuara gjatë izolimit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































