LAJMI I FUNDIT:

Edhe Mercedes integron konektorin NACS – merr qasje tek karikuesi Tesla Supercharger

Edhe Mercedes integron konektorin NACS – merr qasje tek karikuesi Tesla Supercharger

Gjatë javëve të fundit kemi parë shumë prodhues të veturave elektrike të cilët e kanë integruar konektorin NACS, duke njoftuar se ata do veturat e tyre në tregun e Amerikës Veriore do t’i shesin me konektorin e zhvilluar nga Tesla, dhe në këmbim të saj ata do të marrin qasje tek rrjeti i karikuesve Supercharger.

Dhe tani listës i është bashkuar edhe Mercedes. Përderisa Volvo ishte prodhuesi i parë evropian i veturave që bëri publike planet e saja për integrimin e konektorit NACS, ndërsa Mercedes është marka e parë gjermane e cila futet në këtë listë.


Ashtu edhe si kompanitë e tjera të cilat njoftuan gjënë e njëjtë, veturat e Mercedes do ta kenë të integruar konektorin e NACS si parazgjedhje në SHBA dhe Kanada duke filluar nga viti 2025, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.

Përpara se kjo të ndodhë, veturat elektrike ekzistuese të markës gjermane do të marrin qasje në 12 mijë Tesla Supercharger nëpër të gjithë Amerikën Veriore duke filluar nga viti 2024, dhe këtë do ta bëjnë nëpërmjet përdorimit të një përshtatësi për veturat e saja që momentalisht e kanë të lidhur konektorin CCS.

Megjithatë, storja e Mercedes nuk mbaron me kaq. Gjiganti gjerman planifikon që të krijoj “Rrjetin e vet të karikimit me fuqi të lartë me më shumë se 400 qendra karikimi, duke përfshirë më shumë se 2,500 karikues me fuqi të lartë në Amerikën e Veriut deri në fund të dekadës, së bashku me partnerët e saj amerikanë”.

Qendrat e para të Mercedes Charging Hubs në Amerikën Veriore do të hapen në fund të këtij viti, dhe do të jenë të furnizuara me prizat CCS1 dhe NACS.

Në nivel global, marka dëshiron të ketë më shumë se 2,000 nga këto qendra karikimi deri në fund të dekadës, të përbërë nga më shumë se 10,000 pika karikimi, “të cilat mund të zgjerohen më tej në varësi të nevojave të tregut”. Këto qendra do të jenë të hapura për veturat elektrike nga të gjitha markat. /Telegrafi/