Edhe më keq...

Pas një daljeje të gabuar të portierit Iker Casillas, Angel Lafita shënoi për epërsinë e parë të mysafirëve (41’).
Ndërhyrjen e gabuar të Ricardo Carvalhos në Lafitan, arbitri e ndëshkoi me penallti, ndërsa i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi ishte Gabi Fernandez (55’), i cili dyfishoi epërsinë e Zaragozas.
Jose Mourinho përforcoi skuadrën me tre ndërrimet e mundshme, duke bërë që Los Blancos të shkaktonin presion ndaj mysafirëve, dhe falë këtij presioni arritën ta ngushtojnë epërsinë pas golit të Sergio Ramos (62’).
Në vazhdim vendasit patën shumë raste duke goditur disa herë shtyllën, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre.
Ndërkaq, atë që nuk e bënë vendasit, e bënë lojtarët e Zaragozas duke ngritur rezultatin në 3-1 pas golit të dytë në ndeshje të Angel Lafitas (77’).
Mbretërit vazhduan të kërkoni golin dhe këtë e arritën përmes Karim Benzemas (85’), i cili dha shpresa për barazimin e ndeshjes, porse këtë nuk e arritën deri në fund të takimit.
Ky rezultat do të thotë se Real Madridi mbetet tetë pikë prapa Barcelonës që me fitore eventuale kundër Real Sociedadit do të jetë njëmbëdhjetë pikë përpara dhe do ta presë xhiron e ardhshme për t’u shpallur kampion. /Telegrafi/




















































