Dhjetë vjet pas hyrjes në treg të operatorit të tretë, VIP, në tregun e telekomunikacionit të Maqedonisë që mundësoi uljen e çmimeve të shërbimeve të ndryshme dhe rritjen e konkurrencës, qytetarët sërish ballafaqohen me uljen e ofertës në këtë sektor, shkruan gazeta KOHA.
Bashkimi i operatorëve ONE dhe VIP, si dhe i kompanive të Telekomit të Maqedonisë dhe T-Mobile në një kompani, blerja e kompanisë Blizu nga ana e kompanisë VIP, në tregun vendor të telekomunikacionit në vitin e kaluar ka sjellë rritje në mesatare prej 16 – 20 për qind të bisedave dhe internetit celular, gjegjësisht qytetarët për të njëjtat të holla fitojnë më pak shërbime, tregojnë analizat e Agjencisë për Komunikime Elektronike.
Bile, Maqedonia me lëvizjet e fundit në sektorin e telekomunikacionit, renditet ndër shtetet e rralla në Evropë ku funksionojnë vetëm nga dy kompani të telefonisë celulare në treg, për dallim, për shembull, prej Shqipërisë ku punojnë katër kompani në treg si Vodafone, Telekomi i Shqipërisë, AlbTelekomi dhe Plus. Në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Greqi, Kroaci dhe Bullgari punojnë nga tre operatorë celularë.
Vlen të theksohet se madhësia e tregut nuk është vendimtare për punën e operatorëve celularë. Këtë e tregon edhe rasti i Malit të Zi, ku me 600 mijë banorë ka 1 milion parapagues të telefonisë celulare që shfrytëzojnë shërbimet e tre kompanive, siç janë Telenor që ka 38 për qind të tregut, T-Mobile që ka 33.5 për qind të tregut dhe M-Tel që ka 28 për qind të tregut.
Nga ana tjetër, qytetarët ankohen se operatorët në vend që të ofrojnë pako më të lira me ofertë më të madhe, kompanitë e telekomunikacionit ju shkurtojnë nga kanalet televizive kabllore, si dhe minutat dhe internetin në celular, ndërsa shënohet edhe përkufizim më i madh i disa shërbimeve të tjera.
Ka raste të ofertës së pakove ku janë përjashtuar disa bonuse shtesë që qytetarët i kanë përdorur më parë që nënkupton jo shtrenjtim të drejtpërdrejt të çmimeve, por në mënyrë subtile të shtrenjtimit të shërbimeve të caktuara, vlerësojnë nga Agjencia për Komunikime Elektronike.
Nga AKE thonë për KOHA se përcaktimi i tyre kryesor mbetet përkrahja për shfrytëzuesit dhe zhvillimi i mjedisit konkurrues, gjegjësisht mundësimi i hyrjes së papenguar të operatorëve të ri të interesuar në tregun e telekomunikacionit në Maqedoni. Angazhimet e këtij institucioni shkojnë në drejtim të krijimit të kushteve për hyrjen e operatorit të tretë në telefoninë celulare, si dhe të operatorëve të ri virtual, që faktikisht shfrytëzojnë rrjetin e kompanive ekzistuese të telefonisë celulare.
“Ne mund të krijojmë mjedis konkurruese dhe të mundësojmë hyrjen e operatorit të tretë në telefoninë celulare. Por, a do të ketë operator të tretë fiks në 2017-ën, varet nga vlerësimi i operatorëve në botë, se sa do të gjejnë interes të biznesit për të investuar këtu. Ajo çka ne bëjmë dhe do të bëjmë është të lirojmë spektrin e frekuencave. Ky është kushti themelor që të mundet eventualisht operatorët e interesuar të paraqiten në tenderin që do të shpallet për shitjen e këtyre spektrave”, thonë nga AKE.
Në ndërkohë, pas disa përpjekjeve të dështuara për operator virtual në vitin e kaluar, filloi me punë kompania që fokusohet në thirrjet jashtë shtetit, ndërsa edhe një brend botëror tjetër përgatitet të hyjë si operator virtual në tregun vendor. Të dhënat e AKE tregojnë se në Evropë punojnë rreth 600 operatorë virtual që mbajnë 10 deri 40 për qind të tregut në shtetet e caktuara që me fokus të veçantë ndaj shfrytëzuesve kontribuojnë për konkurrencën në këtë sektor.
Të tilla janë edhe pritjet nga një kompani e dytë botërore, që pritet të hyjë në tregun vendor. Njëherazi janë njoftuar të gjithë operatorët më të mëdhenj në rajon dhe më gjerë që do të ketë ankand për frekuencat e lira si mundësi për hyrjen në këtë treg të operatorit të tretë . Nga ana tjetër, ekspertët e telekomunikacionit vlerësojnë se në kushte ideale, qytetarët e Maqedonisë duhet të presin së paku 12-18 muaj për fillimin konkret me punë të operatorit të ri, duke marrë parasysh kushtet e ndryshme që duhet të plotësohen që nga dita e fillimit të nënshkrimit të kontratës deri në ndërtimin e të gjithë kapaciteteve të nevojshme për fillimin me punë të tij.
Kompania VIP filloi me punë pas vetëm gjashtë muaj pas ndarjes së licencës që është njëfarë rekordi në këtë biznes për shkak se koha mesatare e fillimit të punës në shtetet të ndryshme të botës është 10 -12 muaj.
Për momentin, Maqedonia është ndër shtetet e rralla në Evropë së bashku me Kosovën, ku punojnë Ipko dhe Vala, që në tregun e tyre kanë vetëm dy kompani që ofrojnë shërbime të telefonisë celulare. Të gjitha shtetet fqinje kanë së paku nga tre operatorë celular. Bile në Kosovë, me afërsisht njësoj parapagues si në Maqedoni me nga dy milionë në telefoninë celulare në treg, Vala ka 57 për qind të tregut, Ipko ka 37 për qind të tregut, ndërsa operatori virtual Z-Mobile, ka afër pesë për qind të tregut të telefonisë celulare. Vlen të theksohet se madhësia e tregut nuk është vendimtare për punën e operatorëve celular.
Këtë e tregon edhe rasti i Malit të Zi, ku me 600 mijë banorë ka 1 milion parapagues të telefonisë celulare që shfrytëzojnë shërbimet e tre kompanive, siç janë Telenor që ka 38 për qind të tregut, T-Mobile që ka 33.5 për qind të tregut dhe M-Tel që ka 28 për qind të tregut.
Në Shqipëri nga totali i 3.4 milionë të parapaguesve, Vodafone ka 1.9 milionë konsumatorë, Telekomi i Shqipërisë ka afër 1.3 milionë konsumatorë, AlbTelekomi ka afër 500 mijë dhe Plus ka 160 mijë konsumatorë. Në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë , Serbi, Greqi, Kroaci dhe Bullgari punojnë nga tre operatorë celularë.
Ndryshe, të dhënat e fundit tregojnë se Telekomi i Maqedonisë ka 50.10 për qind të parapaguesve në tregun celular, ndërsa One Vip ka 49.53 për qind, ndërsa operatori Lajka Mobil ka arritur të ketë 0.37 për qind të parapaguesve në telefoninë celulare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sejdiu: Kosova s’ka sistem shëndetësor, vetëm shërbime të pamjaftueshme
Taravari: Kemi aktiv grupin punues që përpilojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Policia e Kosovës demanton mediat serbe
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme