LAJMI I FUNDIT:

Edhe Knaus i reagon Vuçiqit: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i mirë për të gjithë

Edhe Knaus i reagon Vuçiqit: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i mirë për të gjithë

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Knaus në profilin e tij në “X”, shkruan se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i mirë për të gjithë, transmeton Telegrafi.


“Përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Serbët e Kosovës përfitojnë. Për këtë arsye, Serbia duhet të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thotë ai.

Knaus tutje thotë po ashtu se Beogradi nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk do t’i inkurajojë të tjerët ta bllokojnë atë dhe do të abstenojë në votimin për anëtarësim në maj.

Gjithashtu, ai ka përmendur disa pika të marrëveshjes së Ohrit, e cila thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe se asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE.

Vuçiq me gjuhën e shantazhit: Nëse pranohet Kosova, Serbia do të tërhiqet nga Këshilli i Evropës
Lexo po ashtu Vuçiq me gjuhën e shantazhit: Nëse pranohet Kosova, Serbia do të tërhiqet nga Këshilli i Evropës

Ndryshe, Vuçiq të premten deklaroi se dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës (KiE) është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në atë organizatë ndërkombëtare.

Për këtë reagoi edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Këshilli i Evropës ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Ndërkaq, më 24 prill u shënua hapi i parë i suksesshëm për Kosovën me vendimin e Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori