LAJMI I FUNDIT:

Edhe Kërçova me pishinë

Edhe Kërçova me pishinë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bashkërisht me kryetarin e Komunës së Kërçovës, Fatmir Deharin dhe drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaveski, si dhe me zëvendës-ministrin e Ekonomisë, Kiril Kolemishevski, sot shënuan nisjen e ndërtimit të pishinës së brendshme në Kërçovë.

Kjo pishinë është pjesë e projektit ‘Ndërtimi i 14 pishinave” ndërsa investimi në total i kësaj pishine është 44 milionë denarë.

Ministri Bekteshi në vendosjen e gur-themelit theksoi se investimet e projekteve kapitale janë të rëndësishme për këtë Qeveri jo vetëm për shkak se kontribuojnë në rritjen e ekonomisë, por ndikon edhe në standardin jetësor të qytetarëve.

“Investimet kapitali janë shumë të rëndësishme, vitin e kaluar kishim realizim të shkëlqyer. Kjo ngjarje sot, vendosja e gur-themelit në këtë pishinë të brendshme që është e para në Kërçovë, tregon se kur ka bashkëpunim mes pushtetit qendror dhe atij lokale në pjesën e procedurave për realizimin e projekteve, atëherë të gjithë projektet që janë paraparë në buxhetin e shtetit mund të realizohen”, tha ministri Bekteshi.

Në Tetovë vendoset gur-themel për ndërtimin e pishinës së mbyllur
Lexo po ashtu Në Tetovë vendoset gur-themel për ndërtimin e pishinës së mbyllur

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski njoftoi se realizimi i projektit ‘Ndërtimi i 14 pishinave’ do të zhvillohet në dy faza, ku në fazën e parë përveç Kërçovës janë përfshirë edhe komunat e Tetovës, Manastirit, Shtipit, Kisella Vodës dhe Gjorçe Petrovit.

“Ndërtimi i pishinës do të zgjasë 18 muaj. Kjo pishinë do të jeë 25 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë, që do të thotë se përmbushen të gjitha standardet e notit për gara të mëdha që mund të organizohen në këtë qytet”, tha Kaevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori