Joao Mario ka mbërrit në qytetin e Milanit, ku pritet të nënshkruaj me Interin.

Mesfushori portugez ka ateruar në aeroportin e qytetit të Milanos.


Pas bisedimeve të suksesshme në mes të skuadrës së Interit dhe Sporting Lisbonës, tani radha ishte për Marion të zbarkonte në qytetin e modës.

Ndryshe, edhe Joao Mario është pajtuar me kushtet personale që i ka ofruar gjiganti italian dhe pritet të nënshkruhet kontratë pas vizitave mjekësore.

Ky transferim pritet t’i kushtoj 45 milionë euro Interit, por nuk është bërë ende publike mënyra e pagesës.

Joao Mario është futbollisti i dytë që zbarkon sot te skuadra e Interit, pasi para pak orëve mbërriti sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa i njohur si ‘Gabigol’. /Telegrafi/

14123401_1276321719047450_1027690812_o

telegrafi sport app