LAJMI I FUNDIT:

Edhe japonezët ‘lodhën’, Panasonic pritet të ofroj punë me 4 ditë në javë

Edhe japonezët ‘lodhën’, Panasonic pritet të ofroj punë me 4 ditë në javë

Konglomerati japonez i elektronikës Panasonic është kompania më e fundit që do të ofroj vende pune me vetëm katër ditë në javë.

Siç njoftojnë mediet vendore, përcjell Telegrafi, kjo po bëhet për të përmirësuar jetën e punëtorëve, pasi që japonezët njihen për kulturën intensive të punës.


“Ne duhet të mbështesim mirëqenien e punëtoreve tanë”, është shprehur para investitorëve shefi ekzekutiv i kompanisë Yuki Kusumi.

Panasonic shpreson t’u japë punëtorëve më shumë kohë për të ndjekur interesat e tyre personale, siç janë angazhimet vullnetare.

Kompania po shkon gjithashtu drejt aranzhimeve më fleksibël të punës, që përfshinë inkurajimin e punëtorëve për të punuar në distancë dhe lejimin e tyre të vendosin nëse duan të transferohen në një qytet tjetër pa familjet e tyre.

Panasonic iu bashkohet një sërë kompanish japoneze që ofrojnë punët 4 ditore brenda javës, duke përfshirë firmën farmaceutike Shionogi dhe zhvilluesin e sistemeve Encourage Technologies.

Gjatë 2020-së, vetëm 8 për qind e kompanive japoneze kanë ofruar dy ditë pushim për punëtorët e tyre. /Telegrafi/