LAJMI I FUNDIT:

Edhe gishtat do t’i lëpini: Përgatitni tiramisu për vetëm pesë minuta dhe do të kënaqeni duke ngrënë! (Video)

Edhe gishtat do t’i lëpini: Përgatitni tiramisu për vetëm pesë minuta dhe do të kënaqeni duke ngrënë! (Video)

Nuk do të gjeni asgjë më të shpejtë se kjo recetë të cilën na e tregon kuzhinieri i famshëm Gordon Ramsay.

Përbërësit:


– 120 g sheqer pluhur,
– 300 g krem,
– ekstrakt vaniljeje (sipas dëshirës),
– 250 g djathë mascarpone,
– biskota (një lloj gurabije e ëmbël),
– një filxhan kafe të zezë të fortë.

Përgatitja:

Në një enë qitni sheqerin pluhur, shtoni kremin.

Përzierjen e djathit mascarpone dhe vaniljen qiteni në krem dhe të gjitha bashkë përzieni mirë.

Biskotat ndani përgjysmë, njomni në kafe dhe vendosni në gotë.

Qiteni përzierjen në gotë dhe sipër (në majë) gërryeni një çokollatë të zezë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.