LAJMI I FUNDIT:

Edhe filmimet e masakrës së Poklekut u zhdukën, autori i tyre thotë se ia dorëzoi ato Rexhep Selimit e Nuri Behxhetit në Berishë

Edhe filmimet e masakrës së Poklekut u zhdukën, autori i tyre thotë se ia dorëzoi ato Rexhep Selimit e Nuri Behxhetit në Berishë

Një kasetë me video-incizime të masakrës së Poklekut ku u vranë e u dogjën 51 civilë shqiptarë është zhdukur.

Këtë kasetë, por edhe incizime tjera që dëshmonin krimet serbe në Drenicë i posedonte ish-fotoreporteri i Radios Kosova e Lirë, Gazmend Elshani.


Ai tha për gazetën Objektiv se atë e kishte dorëzuar në Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së në Berishë. Elshani thotë se kasetën ia kishte dhënë Rexhep Selimit dhe Nuri Behxhetit në malet e Berishës.

Gjurmët e gjakut janë ende të freskëta në bodrumin e familjes Muqolli në fshatin Poklek të Drenasit, 21 vjet pasluftës.

“Këtu jem në bodrum, nën dhomën ku ka ndodh masakra këtu janë ende pas 21 vjet shenjat e gjakut që ka ndodh masakra. Ka pas edhe murit ende, por u hekë shumë”, rrëfen Leutrim Caraku i mbijetuar i masakrës së Poklekut.

Caraku rrëfen tmerrin që kishte përjetuar atë kohë si 9 vjeçar.

“Ka ardhë një policë ka thanë me mbyllë derën edhe një herë e ka gju një bume me gazë, në ato momente Lemja është e mbijetuar, e ka thyer dritaren edhe ka dalë. Tash edhe janë hi shpejtë edhe e kanë gju, po ajo ka ndejtë në këtë pjesën këtu, po ai nuk u dalë më me këqyrë Lemën. Tani e kanë gju një bume tjetër, qaty e kam ndier që ka kërcit edhe e kam parë që mu kanë gju shumë trupa përmbi. Më kish pas humb pak vetëdija aty. Tani masi një kohe më doli pak vetëdija, nuk e kisha pas askënd përmbi, veç kryet e vëllait e kisha pas në këtë pjesën këtu plumbi e kish rrokë në kokë, e gjaku i tij më kish pas mbuluar. Edhe e çelsha syrin kapak ata e shihesha që gjuajke, i shkelke. Tash ai ka gju deri sa i ka marrë mendja që i ka mbytë krejt”, tregon Carraku.

Por përveç këtyre pesë dëshmitarëve të cilët janë dëshmi e gjallë, ekzistonin edhe video-incizime të bëra pak kohë pasi 51 trupat e shqiptarëve u dogjën në këtë shtëpi.

Pronari i saj Fadil Muqolli që i kishte humbur 14 anëtar të familjes thotë se për këtë masakër ka ekzistuar një video-incizim.

Por ai dyshon se kjo kasetë është zhdukur ose shitur.

“Këtu ka ekzistuar edhe një incizim që e ka bërë Gazmend Elshani, mirëpo atë incizim nuk na kanë dhanë kurrë. Gazmend Elshani thotë që e kam dorëzuar në shtab në Berishë, ata nuk na kanë dhanë kurrë, as nuk na thonë ku është. As nuk na thonë dora e fundit kush e ka pas. Mirëpo ajo sipas gjithave gjasave është fshehë, po shumë dyshoj se është shitur. Incizimin si ka qenë eshtrat pas masakrës, Gazmend Elshani e ka dorëzuar që ka qenë gazetar i luftës dhe ka punuar deri vonë edhe në RTK, kam biseduar me të, ai deklaron që unë e kam dorëzuar në shtab që u kanë prezentë Rexhep Selimi edhe një nuk ja di emrin edhe ai është i Maqedonisë, atëherë ka qenë për informim, është profesor historian në Fakultet të Prishtinës”, pohoi ai.

Muqolli thotë se për këtë ka biseduar edhe me Selimin, por ky fundit nuk e ka pranuar që e ka marrë kasetën.

“Me Rexhep Selimin kam fol, ai më ka thënë nuk di, ai as nuk e ka pranuar që iu ka dhanë kaseta dhe as që ka qenë prezentë kur u dorëzua kaseta. Por gazetari Gazmend Elshani ka dëshmitar, të paktën janë pesë dëshmitar kur e ka dorëzuar”, shtoi Caraku.

Gazmend Eleshani, ish-fotoreporteri i Radios Kosova e Lirë për të cilin flet Muqolli, e konfirmon për gazetën Objektiv se kasetat që dëshmonin krimin në Poklek i ka dorëzuar në Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së.

Madje autori pohon se video-kasetat ia dha në dorë Selimit e Behxhetit.

“Në Shtabin e Përgjithshëm të UCK se unë kam qenë si foto reporter i radion Kosova e lirë në kontakt me Martin Çunin vendosem me e dërguar në Shtab të Përgjithshëm, por gjithherë me ndalë një kopje të tyre mirëpo në pamundësi të shumëzimit që ne nuk kishin teknikisht mundësi kërkuam nga ta që ta gjejnë një mundësi, ta shumëzojnë një kopje ta dorëzojmë në Shqipëri që ta dërgojnë për transmetim për mediat e jashtme, mirëpo një kopje ta mbajnë edhe të na kthejnë neve për arkiv të radios. Ne kasetat i dorëzuam në Shtab të Përgjithshëm, Nuri Bexheti ka qenë atëherë si drejtor për informim edhe Rexhep Selimi, ia dorëzuam kastat edhe ju lutem që një kopje me na kthyer, na premtoj Nuria tha që do t’i shumëzojmë tha nuk është problem ashtu edhe mbeti. Por kur shkuam të nesërmen jo i kemi dërguar për Shqipëri nuk patëm mundësi me i shumëzuar edhe kështu mbeti kjo histori, shumë takime kam pas me Nurin, ai nuk di kurrgjë për to”, thotë Elshani”, ka potencuar Elshani.

Elshani kishte një arsyeje pse këto kaseta kishte vendosur t’i dërgonte ne shtab.

“Unë i kam dorëzuar në shtab të përgjithshëm në atë kohë tri ose katër kaseta, të gjitha kanë qenë pjesë e luftës deri në atë kohë të cilat unë kam menduar që duhet me i dorëzu atje për shkak se duhet me dalë në opinion ndërkombëtar, çka është duke ndodh në Kosovë. Në atë kohë kish shumë lajme për ndaljen e bombardimeve e realisht një informim i tillë unë mendoja që do të ndikonte pozitivisht në vazhdimin e intensitetit të bombardimeve ndaj forcave serbe për shkak se aty po kryhej një gjenocid ndaj popullatës civile në Kosovë”, ka shtuar ai.

E përveç disa fotografive që i posedojnë familja Muqolli, nuk ka asnjë video-incizim të kësaj masakre.

Edhe i mbijetuari i ngjarjes së 17 prillit, Leotrimi, ka dëgjuar për këto filmime për të cilat nuk ka shumë informacion se ku mund të jenë.

“Thonë që është ardh mbasi ka ndodh masakra i ka filmuar, atë kasetë e kanë zhdukur diku. Po ajo duhet me kanë diku ajo kasetë. Aty shihen eshtrat që i ka filmuar mbasi ka ndodh masakra”, thotë Leotrimi.

Por ish-ushtari i UÇK-së, Nuri Behxheti, të cilit video-reporteri Gazmend Elshani thotë se ia ka dhënë kasetat, e mohon që i posedon ato.

Behxheti thotë se gjithçka cka i ka pasur, i ka publikuar.

“Nuk posedojë materiale për Poklekun të cilat unë i mbajë për vete. Çka kam pasur i kam dhënë. Nuk kam materiale. Unë kam qenë luftëtarë. Kam luftuar për Kosovën. Nuk kam materiale për një masakër të Poklekut që e ka bërë regjimi serb. Nuk më ka dhënë askush materiale. Askush më shumë nuk është i vetëdijshëm për çështjen e luftës. Për masakrat dhe dhunën e Serbisë mbi Kosovë. Unë nuk posedojë materiale, po t’i kisha do të ja ofroja drejtësisë. Unë kam parë vendin ku është bërë masakra ku kanë qenë djegiet mortore aty. Unë nuk i kam parë kufomat me sy, por vetëm shtëpinë e djegur”, përfundoi Behxheti.

Ndërkohë i apostrofuari tjetër nga fotoreporteri, Rexhep Selimi, gjendet në Hagë dhe kontakti më të ka qenë i pamundur.

Kjo nuk është masakra e vetme në Kosovë, pamjet e të cilës nuk u bënë publike asnjëherë. Ditë më parë edhe një video-kasetë e masakrës së Krushës është raportuar se është zhdukur. Autori i këtij incizimi Milam Bellanica për këtë ka fajësuar kryetarin e partisë Demokratike në Shqipëri (PD), Lulzim Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori