LAJMI I FUNDIT:

Edhe dy kreatore të tjera shqiptare pjesë e “Oscars” me krijimet e tyre

Edhe dy kreatore të tjera shqiptare pjesë e “Oscars” me krijimet e tyre

Të dielën në Teatrin “Dolby” në Los Angeles u shënua edicioni i 94-të i ndarjes së çmimeve më të rëndësishme në fushën e kinematografisë.

Dhe ndërsa kodi i veshjes për çmimet “Oscars” është zyrtar, veshjet në pas-ndejën e mbrëmjes japin mjaft hapësirë për të eksperimentuar.


Tapeti i kaltër ishte i mbushur me modë mahnitëse, ku përveç dizajneve nga markat botërore, disa nga yjet zgjodhën edhe veshje të kreatorëve shqiptar.

Yjet pjesëmarrëse në “Oscars” zgjedhin disa kreacione të kreatorëve shqiptarë
Lexo po ashtu Yjet pjesëmarrëse në “Oscars” zgjedhin disa kreacione të kreatorëve shqiptarë

Ishte Natalie Joy, një teknologe e certifikuar kirurigjikale ajo që mori vëmendje me një fustan të krijuar nga Lia Stublla.

Bukuroshja zgjodhi një fustan të zi me dekolte të hapur dhe një të çarë të lartë në këmbë, i cili duket se i pëlqeu jashtë mase asaj teksa la edhe një koment në profilin e Lias duke shkruar: “Fustani më i mirë që kam veshur ndonjëherë në trupin tim, nuk doja ta hiqja kurrë!”.

Foto: Instagram

Por përveç Joy, ishte aktorja Christina Milian ajo që mori një vëmendje të madhe gjatë mbrëmjes gjithashtu.

Dikur dëgjonte pafund këngët e saj si studente, sot Lia Stublla dizajnon fustan për këngëtaren e famshme Leona Lewis
Lexo po ashtu Dikur dëgjonte pafund këngët e saj si studente, sot Lia Stublla dizajnon fustan për këngëtaren e famshme Leona Lewis

E veshur në fustanin e bardhë të kreatores Edita Podrimaj, Milian kishte vendosur në pah këmbët e tonifikuara me të çarën e thellë të fustanit në anën e djathtë.

Foto: Instagram

Pjesa e sipërme e fustanit në formë korseti ishte ai që e bëri fustanin edhe më të veçantë, i zbukuruar me disa detaje argjendi në pjesën e dekoltesë.

Kujtojmë se përveç tyre të përzgjedhur nga yjet për këtë mbrëmje ishin edhe Fjolla Nila që veshi modelen Jordyn Woods dhe Valdrin Sahitit që u zgjodh nga Tiffany Hadish dhe Anastasia Karanikolaou. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Foto: Instagram
Foto: Instagram
Foto: Instagram
Foto: Instagram