LAJMI I FUNDIT:

Yjet pjesëmarrëse në “Oscars” zgjedhin disa kreacione të kreatorëve shqiptarë

Yjet pjesëmarrëse në “Oscars” zgjedhin disa kreacione të kreatorëve shqiptarë

Është mbajtur mbrëmja më e madhe në industrinë e filmit, “Oscars 2022”.

Në Teatrin “Dolby” në Los Angeles u shënua edicioni i 94-të i ndarjes së çmimeve më të rëndësishme në fushën e kinematografisë.


Yje të shumtë kanë shkelur në tapetin e kuq të “Oscars 2022”, duke shpërfaqur shijet e tyre të modës.

Pamjet më të mira të grimit dhe flokëve në “Oscars”
Lexo po ashtu Pamjet më të mira të grimit dhe flokëve në “Oscars”

Dhe siç po ndodh shpesh herë kohëve të fundit, yjet ndërkombëtare po zgjedhin të vishen me kreacionet e dizajntorëve shqiptar në mbrëmjet e tyre të rëndësishme.

E veshur nga Fjolla Nila, modelja Jordyn Woods mori vëmendjen e plotë gjatë mbrëmjes, duke zgjedhur dy fustane nga Nila – atë të paraqitjes kryesore dhe fustanin e pas-ndejës së Oscars.

View this post on Instagram

A post shared by HEIR JORDYN (@jordynwoods)

Jordyn kishte zgjedhur një fustan me përzierje të ngjyrave bezhë dhe argjend për mbrëmjen kryesore, të zbukuruar lart me një xhufkë.

View this post on Instagram

A post shared by HEIR JORDYN (@jordynwoods)


Fustani i dytë ishte i tejdukshëm, por i mbuluar i gjithi me gurë të çmuar që e bënte atë mjaft madhështor.

Këngëtarja e famshme amerikane, Kelly Rowland vishet me kreacion të Fjolla Nilës në kartolinën e festave të fundvitit
Lexo po ashtu Këngëtarja e famshme amerikane, Kelly Rowland vishet me kreacion të Fjolla Nilës në kartolinën e festave të fundvitit

Valdrin Sahiti ishte gjithashtu pjesë e mbrëmjes me kreacionet e tij, duke veshur dy yje pjesëmarrëse: Anastasia Karanikolaou dhe Tiffany Haddish.

Tiffany Haddish zgjodhi fustanin e Sahiti për paraqitjen në pas-ndejën e Oscars. Një fustan i zi me krahë të fryrë, i cili bëhet edhe më i veçantë me detajin që ka në pjesën e sipërme me gurë të çmuar.

Kaq ditë iu deshën Valdrin Sahitit për të krijuar fustanin e Beyonce
Lexo po ashtu Kaq ditë iu deshën Valdrin Sahitit për të krijuar fustanin e Beyonce

Ndërkohë, Karanikolaou ishte veshur me një fustan ngjyrë vjollcë i realizuar në mënyrë të mahnitshme me disa detaje që i vinin në pah format e saj trupore.

Ndërkohë, kujtojmë se së fundmi aktorja Angelica Ross kishte zgjedhur krijimin e Valdrin Sahitit për paraqitjen në “Critics’ Choice Awards 2022”. /Telegrafi/