Barcelona barazoi me Espanyolin me rezultat 1-1 në La Liga.

Ishte një ndeshje shumë e ashpër nga të dy anët, posaçërisht nga lojtarët vendas. Por, paska e kuptueshme kur e mendon se ishte një derbi lokal.


Dhe këtë herë cak i ndërhyrjeve të ashpra ishte Lionel Messi, i cili tregoi edhe se edhe durimi i tij ka fund.

i 1 1

Në minutën e 60-të, një minutë pasi ylli argjentinas u fut në lojë pas disa lëvizjeve të bukura në fushë u ndal në mënyrë të palejuar nga Victor Sanchez. Pasi Messi është mësuar me gjëra të tilla nuk reagoi dhe çdo gjë u kalua pa shumë zhurmë.

Kapiteni i Espanyolit vazhdoi të luajë ashpër ndaj Messit dhe në minutën e 90-të pasi u driblua bukur nga Messi e goditi atë.

Kur aksioni përfundoi dyshja ishin përballë njëri-tjetrit, ata shkëmben disa fjalë dhe filluan të shtyhen, por ndërhynë lojtarë të tjerë dhe paska dyshja u qetësuan.

Ata vazhduan në minutat e mbetur duke debatuar dhe në vazhdim pritet të bëhen publike edhe fjalët që ata shkëmbyen. /Telegrafi/

telegrafi sport app