Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është paraqitur dje (e premte) në festivalin "Sunny Hill".

Ajo ka kënduar para publikut shqiptar disa nga hitet e saj më të njohura, ndërsa ka bërë një interpretim të shkëlqyer para mijëra fansave shqiptarë.


Një ditë para se të ngjitej në skenë, Dua është mirëpritur në zyrën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

du3

Asaj iu dhurua "Çelësi i qytetit" në shenjë mirënjohje për kontributin dhe arritjet e saj artistike.

“Ky është vetëm fillimi për ecjen dhe përparimin e artit dhe kulturës së Kosovës që do ta bëjmë së bashku. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme që më jepni, pa juve s’do të isha këtu, sepse e di që më keni mbështetur duke dëgjuar këngët e mija”, ka thënë Dua Lipa pas pranimit të një mirënjohjeje të tillë.

du1

E njëjta në këtë takim është shoqëruar nga i dashuri i saj anglez, Isaac Carew, i cili e ka shoqëruar këngëtaren përgjatë gjithë këtij udhëtimi të sajin në Kosovë.

E duket se nga vizita këtu, ai ka mësuar se si të bëjë simbolin e shqiponjës me duar, pasi diçka të tillë, e ka bërë gjatë takimit me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Carew në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ka publikuar disa fotografi, ku ndër të tjerash shihet i lumtur pranë kryetarit të Prishtinës, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet krenarë që Duas iu dhurua "Çelësi i qytetit". /Telegrafi/

shpend