LAJMI I FUNDIT:

Edhe BE bën thirrje për lirimin e Alexei Navalny nga paraburgimi rus

Edhe BE bën thirrje për lirimin e Alexei Navalny nga paraburgimi rus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa qeveri evropiane kanë kërkuar lirimin e politikanit Alexei Navalny nga paraburgimi rus.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Navalny 44-vjeçar, u arrestua nga policia menjëherë pasi zbarkoi në Moskë të dielën.

Ai po kthehej në Rusi pesë muaj pasi pothuajse vdiq nga një sulm me agjent nervor, për të cilin Navalny fajësoi autoritetet ruse.

Helmimi i Navalnyt me Novichok konfirmohet edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike
Lexo po ashtu Helmimi i Navalnyt me Novichok konfirmohet edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike

Duke reaguar ndaj arrestimit të tij SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë thirrje që Navalny të lirohet.

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo tha se autoritetet ruse po përpiqeshin të heshtnin kritikët e tyre.

Kritikuesi i Putinit, Navalny arrestohet pas arritjes në Moskë
Lexo po ashtu Kritikuesi i Putinit, Navalny arrestohet pas arritjes në Moskë

Pomepo bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të Navalnyt.

Ndërkohë, edhe përgjigjja nga Bashkimi Evropian ishte jo më pak e ashpër, derisa Franca, Italia dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel lëshuan po të njëjtën kërkesë kundrejt këtij rasti.

Në anën tjetër edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në deklaratën e saj tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga arrestimi i opozitarit rus.

“Në vend që të përndjekin viktimin e këtij krimi të tmerrshëm, autoritetet ruse duhet të hetojnë se si një armë kimike u përdor në tokën ruse”, thotë deklarata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori