LAJMI I FUNDIT:

Edhe AKI do ta hetojë ish këshilltarin e presidentit

Edhe AKI do ta hetojë ish këshilltarin e presidentit

Pas mbledhjes së Komisionit për AKI-në ku ishte i ftuar drejtori i Agjencionit për Inteligjencë Shpend Maxhuni, kryetari i komisionit Faton Topalli tha se kanë diskutuar për ish-këshilltarin serb të presidentit Hashim Thaçi, Bratisllav Nikoliq.

Nikoliq është shkarkuar nga detyra pas raportimeve se ai është agjent i Shërbimit Sekret serb(BIA).


Ai tha se ende nuk janë vërtetuar se akuzat që bëhen në drejtim të Bratisllav Nikoliq, por që organet po merren me ketë çështje.

“Pikërisht për shkak të shqetësimit të opinionit e kemi ftuar Maxhunin të na raportojë për këtë çështje. Nga ajo çka është thënë në mbledhje është se AKI nuk është përgjegjëse për të kontrolluar presidentin kënd e emëron e kënd jo. Nuk ka pas kërkesë zyrtare për verifikimin e personit. AKI po merret me këtë çështje, se a janë të vërteta ato që thuhen për ish këshilltarin. Mbetet që të raportohet për të ardhmen. Ajo që dihet është se Nikoliq ka qenë anëtar i bordit të PTK-së në vitin 2012 është emëruar. Nga 2016 merr rrogë nga Presidenca. Akuza që i bëhet Nikoliqit nuk është vërtetuar, organet po merren me këtë çështje”, tha Topalli.

Ai bëri të ditur se në komision nuk kanë diskutuar për krizën humanitare që është paralajmëruar nga serbët.

SToppali tha se deri që nga marsi nuk është emëruar inspektori i përgjithshëm, për financat e AKI-së ku sipas tij përgjegjës për këtë emërim janë presidenti dhe kryeministri.

“ Është shqetësim i komisionit që AKI qe 3 muaj është pa kontrollë të brendshme./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori