LAJMI I FUNDIT:

Edhe Agim Bahtiri kërkon shkarkimin e Gjergj Dedajt nga të gjitha pozitat 

Edhe Agim Bahtiri kërkon shkarkimin e Gjergj Dedajt nga të gjitha pozitat 

Zëvendëspresidenti i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që ta shkarkojë Gjergj Dedajn nga të gjitha pozitat brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.

Bahtiri thekson se Dedaj me deklaratat dhe veprimet e tij të vazhdueshme gjatë muajve të fundit ka nxitur përçarje tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pakënaqësi të shteteve mike, duke i dëmtuar kështu rëndë raportet me disa miq tanë dhe imazhin e Republikës së Kosovës.


Dedaj i quan Turqinë dhe Serbinë, shtriga të Ballkanit
Lexo po ashtu Dedaj i quan Turqinë dhe Serbinë, shtriga të Ballkanit

“Në cilësinë e zëvendëspresidentit të AKR-së, parti e cila gjithmonë ka nxitur marrëdhënie të shkëlqyera me partnerë dhe aleatë, e posaçërisht me ata të cilët gjithmonë e kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejtë lirisë e pavarësisë dhe shtet-ndërtimit e zhvillimit ekonomik pas lufte përmes investimeve të shumta, si dhe kanë lobuar fuqishëm për njohjen e Republikës së Kosovës, nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Ramush Haradinaj, kërkoj që në mënyrë urgjente z. Gjergj Dedaj të shkarkohet nga të gjitha pozitat brenda institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shpërfillet kërkesa e deputetëve 6+, Dedaj nuk shkarkohet as pas ultimatumit për largim nga Qeveria
Lexo po ashtu Shpërfillet kërkesa e deputetëve 6+, Dedaj nuk shkarkohet as pas ultimatumit për largim nga Qeveria

Ai thekson se Dedaj me deklaratat dhe veprimet e tij të vazhdueshme gjatë muajve të fundit ka nxitur përçarje tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pakënaqësi të shteteve mike, duke i dëmtuar kështu rëndë raportet me disa miq tanë dhe imazhin e Republikës së Kosovës.

“Andaj, duke mos dashur që heshtja ndaj deklaratave të papranueshme të Dedaj, të kuptohet si pajtim me atë që ai ka thënë, kërkoj nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj që ta shkarkoj z. Dedaj nga të gjitha funksionet në institucionet e Republikës së Kosovës urgjentisht, pasi që mendoj se ky veprim do të mirëpritej nga qytetarët e vendit, të pakënaqur me deklaratat e tij të fundit, por edhe nga shtetet mike që kanë bërë shumë për Kosovën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori