Mesfushori i Chelsat, Eden Hazard e ka kryer operimin me sukses.  

Skuadra e tij Chelsea e ka konfirmuar se operimi është mbyllur me suksese dhe se lojtari do të mungojë tre muaj.


Ai u operua në nyjën e këmbës së djathtë.

Lojtari i ka falënderuar të gjithë që e kanë përkrahur deri më tani.

“Gjithçka  shkoi mirë me operimin në nyje, dhe nga tani do të fillojë shërimin! Do të kthehem më i fortë. Faleminderit për mbështetjen!!”, ka shkruar Gazard.

Hazard ishte ndër më të mirët që Chelsea e fitoi titullin e kampionë në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app