Eddie Hearn përmend tre stadiume ku mund të zhvillohet meçi ndërmjet Joshua dhe Whyte

Eddie Hearn ka përmendur tre stadiume, pos Wembleyt, ku mund të zhvillohet meçi ndërmjet Antony Joshua dhe Dillian Whyte.
Dy boksierët për herë të parë janë ndeshur në dhjetor të vitit 2015, kur AJ triumfoi në raundin e shtatë.

Që atëherë, ka ndodhur shumëçka në karrierën e tyre. Joshua është bërë kampion i unifikuar botëror, ndërsa Whyte ka regjistruar nëntë fitore radhazi.
Promovuesi Hearn e ka caktuar stadiumin Wembley si arenën për meçin e radhës për boksierin britanik që pritet të ndodhë më 13 prill, mirëpo akoma nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i tij.
Përpjekjet për një duel me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, janë zbehur, ndërsa Tyson Fury është i vendosur për një rimeç me amerikanin pas barazimit në muajin dhjetor.

Në mungesë opsionesh, Hearn ka kërkuar që Whyte të jetë kundërshtari i Joshuas në pranverë, mirëpo deri më tani, ai e ka refuzuar ofertën duke kërkuar më shumë para.
Kjo ka bërë që AJ të mendojë për një duel në Madison Square Garden në muajin qershor kundër sfiduesit Jarrell Miller, që do të shënonte debutimin e britanikut në SHBA.

Në ndërkohë, Hearn ka thënë se është i gatshëm ta ndërrojë vendin dhe datën nëse arrihet marrëveshja me Dillian.
“Në një stadium tjetër. Olympic Stadium, Emirates, Twickenham. Nuk është diçka që po e kërkojmë tash për tash. Nuk kemi arritur marrëveshje me Dillian Whyte, por nëse arrijmë, mendoj se mund të shtyhet data”, ka deklaruar promovuesi i Joshuas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë