LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran kryeson listën e muzikantëve të rinj më të pasur në Britani të Madhe

Ed Sheeran kryeson listën e muzikantëve të rinj më të pasur në Britani të Madhe
Ed Sheeran (Foto: Phil Walter/Getty Images/Guliver)

Ed Sheeran është njëri prej artistëve me famë botërore që ka thyer rekorde të shumta përmes hiteve të tij.

Duket se përmes tyre ka arritur të bëhet njëri prej figurave më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Daily Star.

Pas katër albumeve dhe turneut dyvjeçar që pati nëpër botë, Sheeran tashmë është zyrtarisht muzikanti më i pasur nën moshën 30 vjeçare.


Ed Sheeran (Foto: Paul Kane/Getty Images/Guliver/Guliver)

Krijuesi i hitit “Perfect” kryesoi në Sunday Times Rich List me një vlerë neto të raportuar prej 200 milionë funtesh (223 milionë euro).

Këngëtari vitin e kaluar kishte njoftuar se do të pushonte pak nga muzika, ndërsa tani ai po vetizolohet në rezidencën e tij me të dashurën.

https://www.instagram.com/p/B6Xt7AXBVCb/

Harry Styles u rendit në vendin e dytë në listë, ndërsa u pasua nga Niall Horan në vendin e tretë, Louis Tomlinson në vendin e pestë, kurse Liam Payne dhe Zayn Malik në vendin e gjashtë dhe të shtatë.

Në këtë listë kanë debutuar edhe Dua Lipa dhe George Ezra që e ndajnë vendin e 11-të me pasuri prej 16 milionë funtesh (18 milionë euro) secili. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori