LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerrilla përshëndet shkëputjen e kontratës për minierën Kazandoll

Eco Guerrilla përshëndet shkëputjen e kontratës për minierën Kazandoll

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, organizata për çështje ekologjike, “Eco Guerilla”e ka përshëndetur vendimin qeveritar për shkëputjen e marrëveshjes me koncesionerin e minierës Kazandoll, në rrethinë të Vallandovës, Dojranit dhe Bogdancit.

Në kumtesë mes tjerash thuhet se “vendimin e fundit të qeverisë për të prishur marrëveshjen me koncesionerin e minierës Kazandoll në rrethin e Valandovës, Dojranit dhe Bogdancit Eco Guerilla e vlerëson si vendim të drejtë, të guximshëm dhe mbi të gjitha të duhur.


Ndikimi negativ që minierat kanë në mjedisin jetësor duhet të merret parasysh para çdo aspekti ekonomik. Dëmet që shkaktohen nga minierat janë të pandreqshme dhe me pasoja shpeshherë katastrofike për gjithë rajonin ku shtrihen ato, me theks të veçantë për jetën e njerëzve dhe bujqësinë e atij rajoni.

E inkurajojmë qeverinë që të vazhdojë me këtë qasje në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe që të mos tregojë fare tolerancë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve”, (sic), përmbyllin nga Eco Guerilla./Telegrafi/