LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla: Jugohromi do ta paguajë shtrenjtë helmimin e tetovarëve (Foto)

Eco Guerilla: Jugohromi do ta paguajë shtrenjtë helmimin e tetovarëve (Foto)

Lëvizja Eco Guerilla bashkë me Lëvizjen Nëna dhe Fëmija sot paralajmëron “përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në misionin e saj – atë të vetëdijsimit të qytetarëve për rrezikun e ndotjes së ambientit. Nga përkrahja e madhe që morëm nga popullata, ne arritëm ta përmbyllim këtë fazë dhe me ju do të donim t’i ndajmë edhe rezultatet e këtij presioni qytetar.

Para 4 viteve kur filluam me protesta, mendonim që ndotësi kryesor Jugohrom helmonte ambientin rreth 40%. Me matjet zyrtare të Ministrisë së Ambientit rezultoi që kjo fabrikë ka shkaktuar 60% të ndotjes në Tetovë dhe rrethinë, duke u radhitur si qyteti më i ndotur në Evropë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Gjatë punës së Jugohromit, mesatarja vjetore e grimcave PM10 ka qenë 145, me mbylljen e këtij ndotësi, mesatarja e vitit 2017 ka rënë në 61. Gjatë kësaj kohe Tetova ishte kampione e Evropës për ndotje, ndërsa sot është në vendin e 7 në Maqedoni.

Si dëshmi e frikshme është numri i fëmijëve nga mosha 0 deri në 6 vjeç me probleme të frymëmarrjes, ku dallimi është gati dyfish më i vogël. Ne 2015 kur ka punuar Jugohromi, ky numër ka qenë 31,446, ndërsa në 2017 kur nuk ka punuar, ky numër ka rënë në 18,578 raste.

Prandaj nga këto fakte që i kemi tani, misioni i këtyre organizatave qytetare nuk përmbyllet me kaq. Tani ne fillojmë me një mision të ri – NDIHMË JURIDIKE për qytetarët, shëndeti i të cilëve është dëmtuar nga EKOCIDI i shkaktuar nga ky kombinat. Në bashkëpunim me avokatë, ekspertë juridikë dhe të ambientit, ne do të ndihmojmë të gjithë qytetarët e dëmtuar për paditë civile për kompenzim të dëmit të shkaktuar. Po ashtu do të bëjmë kallëzim penal në Prokurori për ata që kanë lejuar dhe shkaktuar këtë VRASJE të ngadaltë për qytetarët e Tetovës dhe më gjerë. Duam të besojmë që Prokuroria dhe gjykatat janë në një fazë tjetër tani, janë të pavarura, dhe do të respektojnë Kushtetutën, për dallim nga e kaluara kur ishin të kapura nga politika dhe palë të tjera.

Pasojat që sot i ka qyteti i Velesit, edhe pas 15 viteve nga mbyllja e kombinatit të atjeshëm, ku toka është e helmuar dhe efektet negative në shëndetin e qytetarëve ende vazhdojnë, ne nuk duam të na përsëriten edhe në qytetet tona. Përshëndesim fuqishëm kallëzimin penal që ka ngritur Ministria e Punëve të Brendshme në Manastir për REK “BITOLA” dhe ish-drejtorët të cilët me veprimet e tyre kanë rrezikuar shëndetin dhe ambientin e qytetarëve. E njëjta përgjegjësi duhet të jepet edhe për rrezikimin e jetës së njerëzve edhe në rajonin e Pollogut. Ajri, uji, toka dhe jeta e qytetarëve duhet të jetë mbi të gjitha. Çdo mos dëmshpërblim eventual i qytetarëve të Tetovës për këtë EKOCID me pasoja fatale, do të ketë përgjigje të ashpër nga të gjithë ne. Zero tolerancë!”, thonë nga kjo lëvizje ekologjike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori