LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla: Defekti i ujësjellësit në Tetovë nxori në sipërfaqe dyshime për korrupsion

Eco Guerilla: Defekti i ujësjellësit në Tetovë nxori në sipërfaqe dyshime për korrupsion

Eco Guerilla ka reaguar në lidhje me defektin me furnizim me ujin që kishte komuna e Tetovës ditëve të fundit.

Nga kjo organizatë thonë se defekti i ujësjellësit nxori në sipërfaqe dyshime për korrupsion.


“Falënderojmë punëtoret e NPK “Tetova” të cilët sanuan defektet nga shkatërrimi i gypave, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lokacionin e Leshnicës në Malin Sharr. Për fat të keq kryetarja e Komunës së Tetovës, nuk ju drejtua tetovarëve të cilët mbetën pa ujë mbi një javë. Por qytetarët edhe ashtu nuk mund të presin seriozitet më të madh nga ana e saj, e cila asnjëherë nuk reflekton në momentin e nevojshëm”.

“Në video shihet qartë – dyshimet janë për ndërtim pa standarde, ku edhe pse janë paraparë në projekt, në terren nuk janë vendosur mure mbrojtëse dhe preventivat tjera nga rrëshqitja e dheut. Ne kemi dyshime serioze për procedurat e tenderimit, që si zakonisht kanë prapavija korruptive dhe punët rezultojnë shkel e shko. Prandaj urgjentisht kërkojmë një komision hetimor nga Prokuroria, i cili do të bënte revizionin e gjithë projektit”, thuhet në reagimin e Eco Guerilla.

Në fund thonë se “koha është për përgjegjësi, kultura e mosndëshkimit duhet të merr fund në shoqërinë tonë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori