LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla: Ajri pa ”Jugohrom” është më i pastër (Foto/Video)

Eco Guerilla: Ajri pa ”Jugohrom” është më i pastër (Foto/Video)

OJQ Eco Guerilla ka mbajtur një konferencë shtypi, ku ka folur për çështjen e ndotjes së ajrit dhe të kombinatit metalurgjik Jugohrom, duke iu qasur edhe aspektit kushtetues, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mes tjerash, Arianit Xhaferi nga kjo OJQ tha se ”një nga vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është mbrojtja dhe përparimi i mjedisit jetësor dhe i natyrës.


Sipas Kushtetutës, secili njeri ka të drejtë për mjedis të shëndetshëm jetësor dhe secili (në rradhë të parë Qeveria) e ka për detyrë ta përparojë dhe ta mbrojë mjedisin jetësor dhe natyrën. Më tej, Kushtetuta parasheh se shteti është i detyruar të sigurojë kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor.

Më 23 Dhjetor 2016 ju informuam se gjatë muajve të vitit 2016 kur Jugohrom nuk ka punuar (krahasuar me të njëjtat periudha të vitit 2015) Tetova ka qenë midis 40% dhe 50% më pak e ndotur.

Sot do t’ju informojmë me të dhënat më të fundit për ndotjen e ajrit nga matjet të cilat vazhdimisht realizohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Për t’i dhënë një perspektivë tjetër, po ju prezantojmë mesataret e 5 viteve të fundit, të cilat janë siç duken në këto tabela:

– Tetova: 2012 – 152 μg, 2013 – 150 μg, 2014 – 134 μg, 2015 – 146 μg, 2016 – 97μg (4 muaj pa Jugohromin)
– Gazi Baba: 2012 – 100 μg, 2013 – 68 μg, 2014 – 85 μg, 2015 – 81 μg, 2016 – 85 μg.
– Lisiçe: 2012 – 114 μg, 2013 – 85 μg, 2014 – 89 μg, 2015 – 88 μg, 2016 – 80 μg
– Kërçovë: 2012 – nuk ka të dhëna, 2013 – 80 μg, 2014 – 77 μg, 2015 – 79 μg, 2016 – 60 μg

Dallimi më i madh është vërejtur në Tetovë, ku ndotja në nivel vjetor nga mesatarja e rreth 140-150 ka rënë për herë të parë në 97,edhepse vetëm 4 muaj të vitit Jugohromi nuk ka punuar. Rënie e ndotjes poashtu është vërejtur në Kërçovë ku TEC Osllomej ka punuar vetëm 40 ditë gjatë vitit 2016.

Përfundimisht është shumë e qartë që ajri pa Jugohromin është më pak i ndotur në sasi të konsiderueshme, prandaj po theksojmë se kërkesa e menaxhmentit të Jugohromit që kombinati të rifillojë punën pa vendosur filtrat është kërkesë e kundërligjshme, dhe si e tillë është e papranueshme dhe e rrezikshme. Numrat flasin mbi gjithçka, janë matjet zyrtare të Ministrisë së Mjedisit. Nga këtu, shprehim përkrahje për vendosmërinë e Inspektoratit dhe Ministrisë së Mjedisit të mos bien pre e taktizimeve që vite me rradhë bëhen nga udhëheqësia e Jugohromit.

Poashtu duam që ti dërgojmë një mesazh dhe qeverisë se më me rëndësi është shëndeti i fëmijëve tanë, i brezave të ardhshëm, shëndeti i qindramijëra banorëve të Tetovës me rrethinë. Numri i kancereve kohët e fundit shënon një rritje marramendëse në Maqedoni. Asnjë interes nuk është më i rëndësishëm se shëndeti i qindramijëra qytetarëve që detyrohen çdo ditë të thithin në ajër 30 tonë pluhur të Jugohromit pa filtra.
Qeveria duhe të sigurohet që Jugohrom NUK DO TË HAPET PA VENDOSJEN E PLOTË TË FILTRAVE.

Nga ana tjetër, ndotësit tjerë poashtu duhet të vihen nën kontroll nga autoritetet. Fatkeqësisht, në fund të mandatit të udhëheqësisë aktuale të Komunës së Tetovës mund të themi se ka qenë një dështim total sa i përket luftës kundër ndotjes dhe mbrojtjes së mjedisit, por më shumë në këtë temë do kemi brenda ditëve që vijnë.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori