Ecë nëpër litar në 2.943 metra lartësi

Freddy Nock ka ecur në litarin 995 metra të gjatë në malin Zugspitze në Gjermani, duke përdorur vetëm shkopin për baraspeshë. Rreth 1.800 kureshtarë e kanë përcjellë shfaqjen e tij 50 minutëshe.
Ka pasur momente kur zvicerani i krisur edhe ka filluar të vallëzojë, derisa ecjen e tij e ka përfunduar në lartësinë mbidetare prej 2.943 metrash.
Nock e ka përdorë këtë akrobacion të tij për të mbledhur mbi 19.000 dollarë për qëllime bamirësie.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































