LAJMI I FUNDIT:

EBC Cosmetics vazhdon punën pas dezinfektimit të pikave në Prishtinë

EBC Cosmetics vazhdon punën pas dezinfektimit të pikave në Prishtinë

Kompania lidere në industrinë e kozmetikës në vend, EBC Cosmetics, sipas orarit të zakonshëm po e vazhdon punën për t’u ofruar klientëve të tyre produktet e brendeve më të njohura ndërkombëtare të kozmetikës.

Në përputhshmëri me ligjet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, EBC Cosmetics po vazhdon të mbajë të hapura pikat e saja në kryeqytet në këto adresa:

Bregu i Diellit, rr. Eqrem Çabej 

• Rr. Nëna Terezë

• Rr. Garibaldi, përballë Hotel Grand

Njëkohësisht, EBC Cosmetics ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të dezinfektuar objektet e këtyre pikave si dhe ka pajisur stafin me mjetet e nevojshme për mbrojtje të shëndetit sipas standardeve dhe udhëzimeve higjienike dhe të sanitarisë.

Ndër të tjerash, kompania ka aktivizuar porositjen online të produkteve të tyre ndërsa deri me datën 1 prill 2020, dërgesa e produkteve tek klientët do të jetë pa pagesë.

EBC Cosmetics është kompani lidere në industrinë e kozmetikës në vend e cila njihet për sjelljen e brendeve ekskluzive ndërkombëtare.

Artikull i sponzorizuar