LAJMI I FUNDIT:

E zeza, na bën të dukemi të sigurta, joshëse dhe shumë më inteligjente!

E zeza, na bën të dukemi të sigurta, joshëse dhe shumë më inteligjente!

Nëse e vishni shumë ngjyrën e zezë për t’u dukur elegante, duhet të dini se përfitimet që marrim nga kjo ngjyrë, s’mbarojnë me kaq. Ngjyra e vetme që na tregon më inteligjente, më të mira dhe më seksi!

Studime dhe sondazhe të shumta, kanë arritur në përfundimin se ngjyra e zezë lidhet me inteligjencën e njeriut.

Ekspertët pyetën të pranishmit në studim dhe i kërkuan se cila prej ngjyrave lidhej me një cilësi të caktuar të karakterit, sipas perceptimit të tyre. Shumica prej tyre zgjodhë ngjyrën e zezë dhe e lidhën me inteligjencën, besimin dhe joshjen.

Interesant rezultoi fakti se ngjyra rozë mori një konotacion negativ. Vetëm 5% e njerëzve thanë se njerëzit e zgjuar vishen me rozë. Përkrah të zezës, që kryesonte, ata listuan ngjyrën kaltër, të bardhën dhe jeshilen si ngjyra që i perceptonin si më inteligjente.

Të gjithë ishin në një mendje se e zeza është ngjyra perfekte për të bërë përshtypjen e parë.

66% e grave që morën pjesë në studimin “Perceptimi i ngjyrave” thanë se tërhiqen më shumë nga meshkujt që vishen me të zezë, ndërsa 48% e burrave u shprehën se i duken më joshëse femrat e veshura me këtë ngjyrë.

Portokallia dhe e verdha, nuk perceptoheshin si ngjyra që të ngjallnin besim.

E kuqja dhe e zeza, konsiderohen si ngjyrat më seksi, por ngjyra e zezë përfaqëson cilësi “më pozitive” dhe nuk ngjall asnjë ndjesi të pakëndshme tek njerëzit.

Njerëzit kanë tendencën të besojnë se një njeri i veshur me të zeza është më i mirë se dikush që ka veshur një ngjyrë tjetër.

/Telegrafi/