LAJMI I FUNDIT:

Maliq, e vranë dhe e hodhën në liqen – flet motra e viktimës: Vetëm qante, e kërcënonin

Maliq, e vranë dhe e hodhën në liqen – flet motra e viktimës: Vetëm qante, e kërcënonin

Motra e 26-vjeçarit të vrarë Martin Çeço, ka rrëfyer detaje lidhur me krimin e rëndë në fshatin Kolanec të Maliqit në Shqipëri.

Ajo ka thënë për mediat se vëllai i saj kishte marrë kërcënime dhe se kohët e fundit kishte komunikuar vazhdimisht me të ku edhe i kishte thënë se diçka e shqetësonte, por pa i treguar se ku qëndronte problemi.


“Më merrte vazhdimisht në telefon. Më thoshte se kam një hall por nuk ma tregonte se çfarë kishte”, është shprehur motra e viktimës.

Sipas motrës së Martin Çeços, ai është kërcënuar edhe para tre ditësh, ndërsa vazhdimisht qante në telefon.

“Para tre ditësh i ka marrë kërcënimet e mbante brenda nuk më tregonte. Vetëm qante. Unë i kërkoja të më tregonte”, tha e motra.

Vrasja për xhelozi në Maliq - Arrestohen tre autorët e dyshuar
Lexo po ashtu Vrasja për xhelozi në Maliq - Arrestohen tre autorët e dyshuar

Ndër të tjera motra është shprehur se kishte dijeni për lidhjen që vëllai i saj kishte me një vajzë, por sipas saj, nuk kishin probleme me të.

“Ishte i lidhur me një vajzë. Ishte një gocë që kishte punën në Korçë. Nuk kishte probleme të tjera. Nuk e di të ketë pasur problem me vajzën”, tha motra e viktimës.

Martin Çeço, u gjet i pajetë dy ditë më parë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, ndërsa rezultoi se ishte vrarë dhe më pas hedhur në ujë.

Sipas hetimeve kanë qenë 3 persona, që e kanë mbytur me litar, ndërsa prej 12 qershorit Çeço ishte shpallur i zhdukur.

Në pranga për këtë ngjarje kanë rënë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, ku dy të fundit janë kushërinj. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Autorët e dyshuar e kanë marrë Çeçon dhe e kanë çuar në rezervuar, ku më pas e kanë vrarë me litar dhe e hodhën trupin në ujë për ta inskenuar si vetëvrasje. /abcnews.al

Për të ndekur videon kronikën klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori