LAJMI I FUNDIT:

E veçanta e skulpturave nga metali, flet skulptori Përparim Behluli

E veçanta e skulpturave nga metali, flet skulptori Përparim Behluli

Skulptura, një art tredimensional dhe njëherit një ndër format më të vjetra të artit. Veprat të artit të skulpturës shohim përreth nëpër sheshet e bulevardet e qyteteve të Kosovës. Shumica e tyre janë vepra të realizmit apo socio realizmit. Në anën tjetër, veprat e personazhit tonë të sotëm janë ndryshe dhe duken sikur të kishin dalë nga imagjinata, ëndrrat tona apo filmat fantastiko-shkencorë.

Në këso lloj formash kishte mbërrirë duke e përcjellur pasionin e tij për artin shoqëruar me guximin e tij për të eksperimentuar.

Ky është skulptori nga qyteti i Ferizajt, Përparim Behluli, i cili duke i bashkuar copat e metaleve arrin të krijojë forma mahnitëse. E përmes punimeve të tij, ku në shumicën prej tyre paraqiten vegla muzikore, arrijmë ta vërejmë edhe dashurinë e tij për muzikën.


“Skulptura është formë që formësohet dhe ndahet në dy tërësi, në reliev dhe tërësi. Do të thotë kur skulpturojmë, mundemi me formësua me letër, dru, guri, metal, lloj lloj materiale të ndryshme. Mirëpo, qe mua po më flen me metal, po ndjej kënaqësi më shumë. Materialin e gjej nëpër punëtori që punojnë me metal apo tek ata që punojnë me vetura, se aty kanë mekanizma interesante. E shoh, psh e kom punu diçka, violinën apo ato punimet tjera, duhet me ditë se ku duhet me i marrë mekanizmat. Shkoj tek ata që punojnë me biçikleta, kanë mekanizma interesant, apo tek dikush me vetura, lloj lloj mekanizmi tani e përshtati”, u shpreh Behluli.

E koha që i duhet Përparimit për të përfunduar një punim, varet tek ajo se a arrijnë të gjej gjithë materialin e duhur.

“Unë skicoj, e realizoj një skicë mandej shkoj duke lypë materialet që më përshtaten për atë skulpturë që e krijoj. Psh nëse e punoj një bletë, duhet me e përshtatë materialin që me nejt bleta. Gjej mekanizma të ndrzyshme që të jetë sa më mirë. Punimet i punoj në shtëpi, në oborr i realizoj. Sa për kohën, varet, mund të ndodhë që punoj një orë , e la një javë nuk punoj. Por mund të ndodhë që të punojë tërë ditën, më vjen ai inspirimi punoj. Nuk mundesh me ditë, nuk kom mendu për sa kom mujt me realizu. E kom nisë, e kom lanë. Një javë skam punuar, e kom gjete një material që ju ka përshtat, prapë kom punu dy orë. KA ndodhë naj ditë që kom punu ton ditën se kom pasë material të bollshëm që është përshtat me punu”, thotë Përparimi.

Ai shton se mundohet që edhe metalin me ja përshtatë skulpturës.

“Aty disa i prej, mirëpo disa qëllojnë që përshtaten në skulpturë dhe vetëm i saldoj. (Heke pytjen) Inspirimi vjen, nuk e di kam qef, jam gjithmonë në kërkim të artit dhe masi që më pëlqen arti kam dëshirë me formësu. Me këtë material e nij vetën shumë ma mirë”, tregon Behluli.
Unikja e punimeve të tij, është se asnjëherë nuk e punon të njëjtën gjë. E edhe pse punimet e tij kërkojnë shumë kohë e punë delikate, ai prapë nuk heziton t’i dhurojë ato.

“Nuk është mundësia me punu njëjtë për shkak se nuk muj me gjetë mo atë material të njëjtë, ato janë unike, prandaj mendoj që jon kreative dhe artistike sepse nuk mundesh me bo të njëjtën. Edhe po ta gjej, ajo veç nuk flen mo, u kry ajo skulpturë, nuk rrinë mirë dy njësoj. Punimet e mia kanë qenë disa nëpër sheshe në qytet, violinisten e kom, e kom balerinën, blets ka qenë në qendër të qytetit mirëpo për shkak të punimeve e kemi largu prej atyhi. Kam disa që kanë ble nëpër shtëpia. Janë të qkepuna nëpër vende të ndryshme. Ka ndodhë që ju kom fal, ju ka pëlqy shumë edhe ashtu isha ngi me atë punim, e kisha pa boll edhe ka ndodhë që e kom fal. Shumë kom fal”, u shpreh Behluli.

E për fund, ai pati edhe një mesazh për të gjithë artistët e rinj.

“Për artistë e rinjë, le të provojnë teknika të kombinume. Çdo sen çka ju bjen ndërmend le ta punojnë se aty është kreativiteti. Kreativiteti nuk është vetëm te imitimi, sepse ne e kemi imitu natyrën dhe kur ngihemi çdo ditë tu imitu.. na e dimë si është molla, si është dardha.. atëherë na nuk mund të mbesim ton jetën me imitim. Artisti duhet me kon kreativ edhe aty zhvillohet edhe imagjinata. Kur zhvillohet imagjinata, mund të bëjë mrekullira”, tha Përparim Behluli. /RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori