LAJMI I FUNDIT:

E tmerrshme: Një nënë hodhi vajzën e saj të vogël në “kafazin e një ariu” në Uzbekistan – foshnja shpëtohet nga stafi

E tmerrshme: Një nënë hodhi vajzën e saj të vogël në “kafazin e një ariu” në Uzbekistan – foshnja shpëtohet nga stafi

Një nënë është arrestuar pasi një vajzë tre vjeçare u hodh në kafazin e një ariu në një kopsht zoologjik.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit që ishin përreth mbetën të tmerruar ndërsa kafsha e madhe shkoi “për të parë” – por në mënyrë të jashtëzakonshme nuk e sulmoi atë.


Ariu – i quajtur Zuzu – shkoi nga afër dhe nuhati vajzën e vogël, por më pas u largua dhe u josh shpejt në një pjesë të brendshme të kafazit në mënyrë që stafi të mund ta shpëtonte fëmijën, thanë dëshmitarët.

Nëna e vajzës së vogël tani përballet me një akuzë për vrasje në tentativë pas rastit tronditës.

Dëshmitarët ishin përpjekur ta ndalonin atë duke e hedhur fëmijën, tha një zëdhënës i kopshtit zoologjik në Tashkent, Uzbekistan.

Ai tha: “Një grua e re hodhi një vajzë të vogël në pjesën ku ishte ariu kafe, përpara të gjithë vizitorëve. Ishte plotësisht e paqartë se cili ishte motivi i saj. Si vizitorët ashtu edhe stafi i kopshtit zoologjik po përpiqeshin ta ndalonin – por dështuan”.

Nëna – emri i së cilës nuk është bërë i ditur – është arrestuar dhe përballet me një minimum prej 15 vitesh burg, thonë raportet.

Ndërkohë vogëlushja pësoi tronditje, prerje në kokë dhe plagë nga rënia e saj “por asnjë gjurmë të vetme plagë nga kthetrat e ariut”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori