LAJMI I FUNDIT:

E tërë bota është “ndalur” për shkak të coronavirusit, mirëpo aeroplanët po vazhdojnë të fluturojnë  

E tërë bota është “ndalur” për shkak të coronavirusit, mirëpo aeroplanët po vazhdojnë të fluturojnë  

Pavarësisht faktit se pjesa më e madhe e aviacionit nëpër botë është ndalur për shkak të rrezikut nga përhapja e coronavirusit, është për t’u habitur se si ende një numër i aviokompanive nëpër botë po vazhdojnë të transportojnë pasagjerë përfshirë edhe British Airways, e në ajër vazhdon të ketë aktivitete të mëdha.

Pandemia e coronavirusit ka goditur shumë trafikun ajror komercial, e një numër i madh i vendeve kanë ndaluar fluturimet, por shumë aeroplanë vazhdojnë të transportojnë njerëz me qëllim që të mund të rikthehen në vendlindjen e tyre, transmeton Telegrafi.


Besohet se kur bëhet fjalë për trafikun ajror, fluturimet komerciale janë zvogëluar për 95 për qind, që do të thotë se ende fluturon 1 në 20 aeroplanë. Në anën tjetër aviokompanitë thonë se janë duke mbajtur të hapura linjat vitale.

“Punojmë për qeveritë e Bashkimit Evropian duke tentuar ta mbajmë sa më të vogël numrin e fluturimeve për shkaqe të jashtëzakonshme”, është thënë në Ryanair”.

Megjithatë, disa fluturime kryhen për arsye se duhet t’i kthejnë njerëzit nëpër shtëpitë e tyre”, thuhet në kumtesën e British Airways.

“Jemi duke bërë gjithçka që qytetarët t’i kthejmë nëpër shtëpitë e tyre, përfshirë edhe punonjësit që janë në gjendje kritike. Mirëpo jo të gjitha shtetet i lejojnë fluturimet. Me ministrinë e Punëve të Jashtme jemi duke punuar në hapjen e korridoreve aty ku mundemi”, thuhej ndër tjera.

Por, a janë aeroportet dhe aeroplanët të sigurtë për pasagjerët?

Në aeroportin e Londrës – Heathrow, kanë bërë të ditur se po bashkëpunojnë ngushtë me zyrtarët e shëndetit publik në Angli duke ua lehtësuar qasjen me qëllim që të forcojnë më shumë masat preventive.

“Inkurajomë pasagjerët dhe kolegët që të mbajnë higjienën në nivel”, thuhet ndër tjera.

Ndërkohë nga “Ryanair” bëjnë të ditur se aeroplanët i dezinfektojnë çdo ditë dhe se po respektohet në maksimum distanca sociale nëpër fluturake.

Kur BBC kontrolloi të hënën situatën në aeroportin “Heathroë”, fluturimet kanë qenë të planifikuara për Dublin, Kopenhagë, Bahrejn, Mançester, Helsinki, Amsterdam, Varshavë, Madrid, Hamburg, Moskë, Barcelonë, Berlin, Paris, Kuala Lumpur, Valenci, Boston dhe Stokholm.

Por shumë aeroplanë që i shihni në qiell janë aeroplanë transportues, kurse sasia e mallit është dyfishuar ditëve të fundit. Këta aeroplanë transportojnë mallra, përfshirë ushqim dhe pajisje medicinale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori