Romeo Veshaj së fundmi ka qenë një nga banorët më të sulmuar brenda shtëpisë.

Kjo për shkak se të gjithë banorët e tjerë iu hodhën, duke e ofenduar me fjalë e duke e lënë më anash.


E gjitha nisi pas raportit të tij me Heidi Bacin, ku u përfshinë edhe konkurrentët e tjerë, që nga Julian Deda e deri te Erjola Doçi.

Screenshot 2 38 Foto: Screenshot/Instagram

Pas videove që u bënë virale në rrjete sociale, në lidhje me këtë ka reaguar miku i ngushtë i Romeos, producenti dhe artisti Elgit Doda.

Muzikanti thekson që prezantuesi i ka futur të gjithë në paranoja, e për atë edhe po mundohen që ta sulmojnë.

Screenshot 14 16 Elgit Doda dhe Romeo Veshaj

"Vëlla më thanë se i ke futur në paranoja ata të Big Brother VIP brenda. E me demek po të sulmojnë", u shpreh ai.

I njëjti shtoi: "Filluan që të nxjerrin fytyrën një nga një, sa të marum janë". /Telegrafi/

Screenshot 15 14 Romeo Veshaj në Big Brother VIP Albania 3