E sulmon fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një femër ka kërkuar trajtim mjekësor pasi e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Podujevë, në ora 12:10.
“Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































