LAJMI I FUNDIT:

E shpejtë dhe e shijshme: Vezë e gatuar në avokado

E shpejtë dhe e shijshme: Vezë e gatuar në avokado

Ky është ushqim i përsosur për ata që duan ta ruajnë formën e trupit

Receta e mëposhtme ju furnizon me vajra të shëndetshëm yndyrorë dhe proteina të cilat zgjasin tërë ditën.

Përbërësit:

– Katër vezë
– Dy avokado
– Vaj ulliri
– Kripë, piper, erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

– Fillimisht nxejeni furrën në 200 gradë celsius

– Prejeni avokadon në gjysmë dhe largojani pjesën e brendshme për të krijuar hapësirë të mjaftueshme për vezët

– Thyejeni vezën dhe me xhentilesë e derdhni në gjysmën e avokados. Hidhni përmbi kripë, piper dhe erëzat e preferuara

– Gatuajeni në furrë për 15 minuta derisa veza të jetë pjekur.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.