LAJMI I FUNDIT:

E shpallin gabimisht të vdekur, 50-vjeçarja zgjohet brenda qeses së najlonit

E shpallin gabimisht të vdekur, 50-vjeçarja zgjohet brenda qeses së najlonit

Një nënë mrekullisht është rikthyer në “jetë” edhe pse punonjësit e kompanisë që merren me shërbime funerale, kishin shkuar për ta përgatitur trupin e saj të pajetë për ceremoninë e varrimit, pasi mjeku në një klinikë private në lindje të Paraguait kishte informuar të afërmit e saj se ajo ka vdekur.

Glady Rodriguez Duarte, ishte shtrirë në klinikën San Fernando gjatë të shtunës, pasi që kishte probleme me shtypjen e lartë të gjakut, transmeton Telegrafi.


Sipas raportit të policisë së Paraguait, 50-vjeçarja ishte pranuar në spital rreth orës 9:30 të mëngjesit dhe ishte kontrolluar nga mjeku Heriberto Vera.

Megjithatë mjeku e kishte shpallur Rodriguez Duarten të vdekur në ora 11:20, ku më pas këtë lajm ua kumtoi bashkëshortit Maximino Duarte Ferreira dhe vajzës Sandra Duarte.

Madje mjeku ka zbuluar shkakun e vdekjes duke thënë se bëhet fjalë për kancerin cervikal. Por, ishte i menjëhershëm reagimi i bijës së saj, që akuzoi mjekun duke i thënë se në vend që të humb kohën për t’ua kumtuar menjëherë lajmin, është dashur të tentoj që ta rikthej në jetë.

“Ai mendoi se ajo kishte vdekur dhe ma dorëzoi lakuriq sikur të ishte ndonjë kafshë që kishte certifikatën e vdekjes. Ai madje as që tentoi ta rikthejë në jetë”, tha Duarte.

“Ne i kemi besuar atij dhe për këtë e kemi dërguar atje. Por ata e kanë shkyçur nga aparatet dhe kanë dhënë urdhër të dërgohet në morg”, ka shtuar ajo.

E në momentin që kompania që kryen shërbimet funerale kishte shkuar për ta përgatitur për varrim trupin e saj të pajetë, kishte vërejtur se ajo po lëvizte brenda qeses së najlonit.

Nga aty menjëherë është dërguar në një spital tjetër për tretman të mëtutjeshëm, nga ku i është stabilizuar gjendja shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

Interesante
Kalo në kategori