LAJMI I FUNDIT:

E shpallën gazetarin person “non grata”, CNN padit Shtëpinë e Bardhë (Video)

E shpallën gazetarin person “non grata”, CNN padit Shtëpinë e Bardhë (Video)

Rrjeti kabllor televiziv, CNN ka paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump për shkak të heqjes së kredencialeve të gazetarit të kësaj kompanie në Shtëpinë e Bardhë, Jim Acosta, duke pretenduar se ka shkelur të drejtën kushtetuese për liri të shtypit.

“Ne i kemi kërkuar gjykatës që përmes një urdhri të menjëhershëm të kthehet gazetari Jim Acosta dhe kemi kërkuar lirim të përhershëm në kuadër të këtij procesi”, ka njoftuar CNN më 13 nëntor.


Shtëpia e Bardhë e shpall person “non grata” gazetarin e CNN, pas përplasjes me presidentin Trump (Video)
Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë e shpall person “non grata” gazetarin e CNN, pas përplasjes me presidentin Trump (Video)

“Ndonëse padia është specifike për CNN-in dhe Acostan, kjo mund t’i kishte ndodhur secilit. Nëse mbeten të pasfiduar, hapat e Shtëpisë së Bardhë do të krijonin një efekt të rrezikshëm për secilin gazetar që mbulon zyrtarët tanë të zgjedhur“, ka thënë ky rrjet.

Trump ka kritikuar vazhdimisht mediat amerikane, duke i cilësuar disa prej tyre me raste edhe si “armiq të popullit amerikan”, duke shënjestruar CNN-in dhe Acostan me sulme të drejtpërdrejta verbale.

Acosta në anën tjetër ka sfiduar shpesh presidentin amerikan gjatë konferencave për media.

"Ulu, jeni shumë i pasjellshëm, jeni lajme të rreme": Trump grindet me gazetarin e CNN-it (Video)
Lexo po ashtu "Ulu, jeni shumë i pasjellshëm, jeni lajme të rreme": Trump grindet me gazetarin e CNN-it (Video)

Shtëpia e Bardhë i ka pezulluar Acostas kredencialet pasi ai dhe Trump kanë pasur një përballje të ashpër verbale, gjatë konferencës pas mbajtjes së zgjedhjeve për Kongresin amerikan më 7 nëntor.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka arsyetuar vendimin e Shtëpisë së Bardhë kundër gazetarit duke thënë se Acosta “i ka vendosur duart drejt një gruaje të re që ka qenë duke e bërë punën e saj si praktikante” dhe ka cilësuar veprat e tij “plotësisht të papranueshme”.

Acosta ka thënë më pas përmes një postimi në Twitter se pretendimet e Sandersit janë gënjeshtra.

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori