LAJMI I FUNDIT:

“E shoh veten këtu”, Rafael Leao komenton të ardhmen mes interesimit të Barcelonës

“E shoh veten këtu”, Rafael Leao komenton të ardhmen mes interesimit të Barcelonës

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao ka folur për të ardhmen e tij mes interesimit të vazhdueshëm nga gjiganti spanjoll, Barcelona.

Ylli portugez thuhet se është një nga opsionet kryesore për pozicionin e sulmuesit të krahut të majtë të Barçës nëse ai vihet në dispozicion në verë, së bashku me Luis Diaz të Liverpoolit.

Leao ka qenë një figurë kyçe në Milan që kur u bashkua në vitin 2019. Pavarësisht sfidave nën drejtimin e ish-menaxherit Paulo Fonseca, ardhja e Sergio Conceicao i ka dhënë atij një mundësi të re për të lulëzuar.


25-vjeçari ka shprehur angazhimin e tij ndaj Milanit, duke mohuar një transferim në Camp Nou.

Barcelona po monitoron ende situatat e Luis Diaz dhe Rafael Leao
Lexo po ashtu Barcelona po monitoron ende situatat e Luis Diaz dhe Rafael Leao

“E shoh veten këtu, edhe në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Leao një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

Kur u pyet për aspiratat e tij për të fituar Topin e Artë, Leao u përgjigj se suksesi kolektiv e motivon më shumë.

“Unë mendoj për këtë, por preferoj Ligën e Kampionëve”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë
Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Përfaqësueset
Zbulohen prapaskenat: Atletico Madridi i ka raportuar në UEFA katër yjet e Real Madridit

Zbulohen prapaskenat: Atletico Madridi i ka raportuar në UEFA katër yjet e Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori