A e rrit kolesterolin konsumimi i vezëve? Rezultate befasuese të studimit të ri
Nëse ka diçka të cilën mjekët e paralajmërojnë shpesh te pacientët me probleme kardiovaskulare apo me nivele të larta të kolesterolit, ajo lidhet me vezët dhe konsumimin e tyre të përditshëm
Një studim i fundit zbuloi se njerëzit që hanin deri në 12 vezë të ziera në javë kishin nivele të kolesterolit të ngjashme me personat që kishin një dietë ushqimore pa vezë. Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën shkencore të American College of Cardiology.
Në këtë eksperiment u përfshinë 140 njerëz me sëmundje zemre ose me risk të lartë për t’u prekur nga këto sëmundje, teksa u vendos që ata të konsumonin jo më shumë se dy vezë në ditë gjatë një jave.
Eksperimenti zgjati katër muaj dhe studiuesit nuk panë efekt negativ në shëndetin kardiovaskular te njerëzit që hanin vezë çdo ditë. “Konsumimi i 12 vezëve të ziera në javë nuk ndikoi negativisht në kolesterolin e tyre,” thotë mjekja Nina Nouhravesh.
Gjithashtu, rezistenca ndaj insulinës u përmirësua te këta persona që hanin vezë çdo ditë. Njerëzit mbi 65 vjeç në këtë grup madje panë rritjen e kolesterolit “të mirë” dhe ulje të kolesterolit “të keq”, shkruan Today.
A janë vezët të dëmshme për kolesterolin tuaj?
Të gjitha studimet e fundit i “shfajësojnë” vezët nga ky pretendim, kështu që rezultatet e këtij punimi janë kaq befasuese.
“Vezët nuk janë armike të shëndetit, përkundrazi. Ato janë një burim i shëndetshëm i proteinave dhe lëndëve ushqyese dhe ju mund t’i shijoni sipas dëshirës në mënyrë të moderuar, ” thotë James O’Keefe, drejtor i kardiologjisë në Institutin e Zemrës në Cansas City.
“Në shkencë, ne jemi krenarë që ndryshojmë mendje. Këto janë studime të reja dhe të fuqishme, ndaj këshilla e vjetër ishte e gabuar dhe ne nuk turpërohemi për këtë,” vijoi ai, citon Anabel.
Një vezë në ditë nuk lidhet me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare apo problemeve me nivelet e kolesterolit, ndaj mos hezitoni që t’i hani sipas dëshirës.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës