LAJMI I FUNDIT:

E rëndë në Durrës, vajza e gjetur pa jetë poshtë urës dyshohet se është përdhunuar dhe vrarë

E rëndë në Durrës, vajza e gjetur pa jetë poshtë urës dyshohet se është përdhunuar dhe vrarë

Policia e Durrësit ka mundur të identifikojë pas rreth pesë orësh e gjysmë gruan e cila u gjet e pajetë poshtë urës së “Dajlanit”.

Sipas policisë ajo është shtetasja L.P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.


Nga kqyrja e trupit të viktimës ekspertët e mjekësisë ligjore, dyshojnë se kjo shtetase ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të gjetur autorin ose autorët që kanë dhunuar dhe vrarë 32-vjeçaren.

Gjendet e pajetë e reja në Durrës, dyshohet se është endacake
Lexo po ashtu Gjendet e pajetë e reja në Durrës, dyshohet se është endacake

Policia e ka gjetur vajzën të zhveshur, prandaj grupi hetimor ka dyshime se mund të jetë abuzuar seksualisht.

Policia nuk përjashton edhe faktin, që vajza të prostituohej dhe të jetë përfshirë në konflikt me vajzat e tjera, ose me tutorët e tyre dhe mund te jetë goditur nga këta të fundit.

Viktima vijon të mos jetë e identifikuar, pasi nuk ka pasur me vete asnjë mjet identifikimi, ndërsa policia më herët raportoi se bëhej fjalë për një endacake.

Mjekësia ligjore po punon për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj, orën dhe vendin, pasi dyshohet se mund të jetë vrarë në një vend tjetër e më pas është transportuar poshtë urës së “Dajlanit”. /Telegrafi/