LAJMI I FUNDIT:

E pyesin se përse e mbanë numrin 29 në fanellë – Havertz zbulon arsyen e veçantë që fshihet prapa tij

E pyesin se përse e mbanë numrin 29 në fanellë – Havertz zbulon arsyen e veçantë që fshihet prapa tij

Ylli i Chelseat, Kai Havertz, ka shpjeguar pse zgjodhi të veshë fanellën me numrin 29, dhe kjo për shkak të videolojës, FIFA.

Kur gjermani luante për Bayer Leverkusenin, ai kishte numrin 29 në fanellë, dhe pasi bëri një lëvizje të madhe te The Blues në një marrëveshje me vlerë 85 milionë euro, shumë menduan se ai do të zgjidhte një numër më të spikatur.

Lojtarët sulmues shpesh shoqërohen me numrat 7, 9, 10 ose 11 pasi ata konsiderohen si numrat më ikonë.


Kredia e imazhit: Alamy

Por, Havertz zgjodhi numrin 29 pasi mban kujtime të veçanta për të dhe vëllain e tij. Në një pyetje dhe përgjigje të fundit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ai u pyet pse zgjodhi atë numër.

Këtë gjë gjermani e zbuloi edhe në vitin 2021, gjatë një interviste për The Athletic.

Të gjitha lajmet nga Kai Havertz
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kai Havertz

“Kur isha i ri, gjithmonë luaja FIFA ose Pro Evolution Soccer me vëllain tim. Ne gjithmonë e kemi inkuadruar veten në lojë. Vëllai im gjithmonë vendoste numrin 29 në fanellën e tij”, deklaroi fillimisht Havertz.

“Kur u bëra lojtar profesionist dhe Leverkusen më pyeti se çfarë numri doja të kisha, i pyeta se cilët numra ishin të lirë. Kur ata thanë 29, unë thashë se do ta merrja për shkak të vëllait tim”.

Kredia e imazhit: Instagram/@kaihavertz29

“Ndonjëherë është me fat për mua, ndonjëherë jo, por më pëlqen numri dhe tani mendoj se të gjithë më njohin për të”, shtoi më tej ai.

Që nga kalimi i tij nga Leverkusen te Chelsea, Havertz është vendosur si një nga lojtarët më të rëndësishëm në klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori