LAJMI I FUNDIT:

E premtja e zezë, që në fakt është plot ngjyra!

E premtja e zezë, që në fakt është plot ngjyra!

Kjo e premte nuk ka me qenë njësoj si të tjerat! Përpos që shënon fillimin e vikendit, kjo e premte shënon ditën të ashtuquajtur “Black Friday” apo e thënë në shqip, “e premtja e zezë’’.

Black Friday konsiderohet një ditë mjaft e rëndësishme për konsumatorët e sidomos për tregtarët. Për vite me radhë kjo ditë ekziston në Amerikë dhe lirshëm mund të themi se përbën një pjesë të rëndësishme të historisë amerikane, por tashmë është bartur edhe në vendet tjera të botës, përfshirë Kosovën. Yay!

Fillesat e kësaj dite i gjejmë në Amerikë në vitet e 20-ta falë zinxhirit të dyqaneve Macy që bëri zbritje të mëdha për t’i nisur shpenzimet festive të fundvitit. Ky fenomen u zgjerua më pastaj, duke arritur në shtetet evropiane në vitet e 80-ta.

Edhe pse origjina e emrit mbetet ende e paqartë, ekzistojnë dy teori të mundshme për domethënien e emrit. Sipas kësaj teorie, ky emër i referohej shënimeve mbi librat e kontabilitetit tregtar të cilat kalonin nga ngjyra e kuqe (humbjet) në ngjyrë të zezë (fitimet) dhe ditën e premte pas ditës së falënderimeve llogaritë përfundonin pa dyshim me ngjyrë të zezë!

Teoria tjetër thotë se në ditën Black Friday, në qytete krijohej një rrëmujë e madhe në trafik duke bllokuar të gjitha rrugët e qyteteve, veçanërisht në qytetin Philadelphia sa që për shkak të ngarkimit në trafik është dashur të hynë forcat policore për të qetësuar situatën.

Edhe në Kosovë, tash viteve të fundit Black Friday ka arritur të tërheq vëmendjen e shumë tregtareve dhe qendrave tregtare duke u futur edhe ata, nëse mund ta quajmë të tillë “lojë tregu”. Ky trend të popullarizohet ka nisur rreth 5 vjet më parë, e iniciuar nga qendrat tregtare dhe supermarkete të ndryshme.

Edhe pse quhet “e premtja e zezë” për shkak të llojllojshmërisë të produkteve, mund të themi se është plot ngjyra – ngjyra. Si vitet e kaluara edhe sivjet dyqanet janë mobilizuar për lirimet marramendëse dhe promocionet kreative. Madje ky dyqan e ka bërë këtë. Hajde e premte, ardhsh si vera. ‎/Telegrafi/