LAJMI I FUNDIT:

E premtja e 13-të, si lindën besëtytnitë dhe pse quhet “e premtja e zeze”

E premtja e 13-të, si lindën besëtytnitë dhe pse quhet “e premtja e zeze”

Sot është e premte data 13, e cilësuar edhe si ‘dita më e pafat e vitit’.

Besëtytnia besohet nga shumë vende të botës perëndimore, nga Mbretëria e Bashkuar në SHBA, Kanadaja dhe pjesë të tjera të Evropës – madje ka formuar bazën e një ekskluziviteti klasik horror.


Dhe nuk është e premtja e vetme 13 që do të ndodh këtë vit, pasi një tjetër vjen në tetor.

Por historia e kuptimit të kësaj date të lidhur me ‘fat të keq’ shkon shumë më tej se këtë vit. Në fakt, shkon qindra vjet më parë.

Pra, pse e premtja 13 ka reputacionin e të qenit ditë e pafat? Ja çfarë duhet të dini…

Shumë besojnë se besëtytnia filloi në mesjetë dhe i ka rrënjët në kryqëzim, pasi Jezu Krishti u tradhtua të premten dhe në Darkën e Fundit ishin 13 persona të pranishëm.

Si rezultat, e premtja dhe numri 13 u perceptuan si të pafat, por nuk u lidhën në një ditë të vetme deri në shekullin e 19-të.

Në vitin 1869, biografia e Henry Sutherland Edwards për kompozitorin Gioachino Rossini tha se dita e vdekjes së tij (e premtja 13) ishte domethënëse.

Ai shkroi: ‘Ai [Rossini] ishte i rrethuar deri në fund nga miq të admiruar; dhe nëse është e vërtetë që, si shumë italianë, ai e konsideronte të premten si një ditë të pafat dhe të trembëdhjetën si një numër të pafat, është mbresëlënëse që të premten e 13 nëntorit ai ndërroi jetë.

Frika e së Premtes 13 quhet paraskevidekatriafobia. /Telegrafi/