LAJMI I FUNDIT:

E premte e 13-të: Ç’duhet të bëjnë sot, veçanërisht gratë

E premte e 13-të: Ç’duhet të bëjnë sot, veçanërisht gratë

Harroni për pak çfarë thuhet për të premten, datë 13-të dhe fokusohuni vetëm tek diçka: energjia e këtij momenti, veçanërisht për gratë.

Që në kulturën e lashtësive, përfshi këtu sumerianët, egjiptianët apo romakët, perëndeshat kishin po të njëjtën rëndësi me Zotat, për të mos thënë edhe më shumë se ata. Përveç kësaj, shpesh ishin të lidhura me planetët.


Shembull: Afërdita, emër i vendosur në nder të perëndeshës së bukurisë dhe dashurisë, e ndërsa Hëna përfaqëson energjinë e mëmësisë.

Në disa kultura, secili planet kishte ditën e vet të javës dhe e premtja qëlloi të ishte dita e Venusit (Afërditës). Cilket planetare ishin gjithashtu shumë të rëndësishme, përfshi këtu Hënën e Plotë (që ka përafërsisht 13 të tilla gjatë 1 viti). Duke marrë të gjithë këto të dhëna bashkë, rezulton se kjo e premte, datë 13 ka shumë energji femërore dhe duhet shpenzuar mirë, veçanërisht nga gratë.

E premte, datë 13! Çfarë ka kaq të frikshme kjo ditë?
Lexo po ashtu E premte, datë 13! Çfarë ka kaq të frikshme kjo ditë?

Çfarë duhet të bëni sot?

  1. Në mbrëmje, rreth orës 9:30, gjeni një vend të qetë ku ju ndiheni mirë dhe aplikoni vajra tek kyçet dhe qafa juaj. Më pas uluni, mbyllni sytë dhe fokusohuni tek frymëmarrja. Identifikoni gjithë mendimet që ju ulin vetëbesimin dhe thuaji lamtumirë njëherë e mirë.

  2. Pas kësaj, merrni një letër dhe shkruani gjërat më pozitive që ju vijnë në mendje për veten. Duke bërë këtë, do të tërhiqni çfarë dëshironi për veten, vetëm se duhet të besoni.

  3. Para gjumit bëni rutinën tuaj të lëkurës dhe përqendroni gjithë vëmendjen aty, duke adhuruar fytyrën tuaj. Gjëja e parë që këshillohet të bëni pasi të zgjoheni nga e premtja e 13-të është të jeni në kontakt me Tokën. Bëni një xhiro në park, pranë liqenit apo kudo të ndodheni mjafton të jeni në natyrë. /Anabel/Cosmopolitan/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Stil
Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat

Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat

Aktivitete sportive
Kalo në kategori