Është filmuar një moment interesant kur një burrë ndalohet nga policia të cilët e kontrollojnë, por mbeti i shokuar për faktin se nuk arritën t’ia gjejnë revolen që e kishte fshehur në brez.

Gjashtë policë, dy femra dhe katër meshkuj, mund të shihen në video duke e kontrolluar një burrë me ngjyrë i cili dyshohet se mbante armë pa leje, transmeton Telegrafi.


2

Por ngjarja bëhet më interesante në momentin që ata ia heqin prangat dhe i thonë se është i lirë. Në ato momente ai ngrit lart bluzën dhe i tregon atyre se në brez kishte të fshehur një revole.

“E shihni se si nuk arritën ta gjejnë revolen që e kam fshehur afër rripit.  Gjithmonë e filmoj veten sepse policët vazhdimisht më prangosin pa kurrfarë arsye. Ata më prangosën, por nuk më kontrolluan nëse kisha me vete ndonjë armë”, ka deklaruar burri.

3

Videoja raportohet se është filmuar në Richmond, Virginia në maj të këtij viti, por dje është postuar në internet. /Telegrafi/