LAJMI I FUNDIT:

E përplasën në tokë dhe e shqelmonin e grushtonin, të riut në Kaliforni i del në ndihmë kalimtari – e shpëton nga më e keqja

E përplasën në tokë dhe e shqelmonin e grushtonin, të riut në Kaliforni i del në ndihmë kalimtari – e shpëton nga më e keqja

Një djalë i ri që u sulmua brutalisht nga një grup të rinjsh që e bulizonin para një qendre tregtare në Kaliforni, është shpëtuar nga një kalimtar rasti që u fut në mes të turmës për ta nxjerrë.

Po ndodhte një rrahje e madhe në qendrën tregtare Del Amon ë Torrance, ku Antonio Munoz ishte cak i një grupi të rinjsh, transmeton Telegrafi.


E kjo rrahje u kap me kamerë amatore, ku shihet një grup adoleshentësh duke ndjekur viktimën nëpër qendër që më pas arrijnë ta përplasin për tokë.

Por ishte Maurice Hardy që pa gjithçka dhe vendosi të futet në mes për ta shpëtuar nga më e keqja – duke u kërkuar me zë të lartë që ta lënë të qetë.

Këtij bulizmi i parapriu një rrahje masive që kishte ndodhur atje më herët, dhe që policia ishte telefonuar pasi kishin ndodhur disa të shtëna armësh.

Po të mos ishte Hardy i cili e tërhoqi pasi po e grushtonin e shqelmonin të riun që e kishin përplasur në tokë, pasojat sigurisht se do të ishin të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori