E papritur, Man Unitedi gati 20 milionë euro për yllin që po mahnit në Arabinë Saudite

Manchester United ka shfaqur interes për mesfushorin portugez Ruben Neves, i cili aktualisht luan për Al Hilal në Arabinë Saudite.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, e vlerëson shumë 28-vjeçarin dhe e sheh si përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës.
Sipas raportimeve, Al Hilal mund të pranojë ta shesë lojtarin në Evropë gjatë afatit kalimtar të dimrit për një shumë rreth 20 milionë euro.

Në këtë sezon, Neves ka zhvilluar tetë ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime.
Kontrata e tij me klubin saudit është e vlefshme deri në verën e vitit 2026, ndërsa “Transfermarkt” e vlerëson me 25 milionë euro.
Mesfushori është pjesë e rregullt e kombëtares së Portugalisë, për të cilën ka grumbulluar deri më tani 60 paraqitje.


















































