LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme se si transportohet furgoni i prishur (Foto)

E pabesueshme se si transportohet furgoni i prishur (Foto)

Në rrugët e Kinës shihen gjëra të çuditshme. Por, të transportohet një furgon në pjesën e pasme të motoçikletës, këtë nuk kishte menduar dikush më parë.

Policët kinezë e kanë postuar fotografinë e burrit që qetë vozit triçikletën e tij, derisa pas e ka një furgon të prishur dhe me rrotë të shfryra, transmeton Telegrafi.

Autoritetet policore kanë zgjedhur këtë rast ekstrem, për të kërkuar më shumë kujdes gjatë vozitjes dhe transportit të mallrave. /Telegrafi/


furgon