LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme por e vërtetë, ky shofer voziti pa patentë që nga viti 1997

E pabesueshme por e vërtetë, ky shofer voziti pa patentë që nga viti 1997

Një shofer francez mund të ketë thyer rekordin për drejtimin më të gjatë të një automjeti pa patentë të vlefshme, sigurim ose kontroll teknik – mbi 28 vjet.

Javën e kaluar, një ndalesë rutinë e trafikut doli të ishte e paharrueshme për një njësi policore në Rhone, Francë.

Pas kontrollit të targave, policia rrugore e tërhoqi mjetin për t’i kryer kontrollin teknik.


Por kjo doli të ishte shkelja më pak e rëndësishme për të cilën ishte fajtor shoferi, përcjell Telegrafi.

Pasi kontrolloi dokumentat e tij, polici kuptoi se automjeti nuk kishte as sigurim, dhe më e keqja, patenta e shoferit ishte hequr në vitin 1997.

Burri i tha rastësisht oficerit se patenta e shoferit i ishte hequr më shumë se 28 vjet më parë pasi ishte kapur duke drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, dhe ai thjesht nuk ishte shqetësuar për të.

“Së pari, një kontroll i dosjeve zbuloi se automjeti nuk ishte i mbuluar nga sigurimi. Por më pas erdhi koha për të kontrolluar vlefshmërinë e patentës së shoferit. Dhe më pas: surprizë”, tha policia.

“Kulmi i shfaqjes erdhi kur u kontrollua patenta e shoferit: burri kishte vozitur pa patentë që nga 1997”, shton ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Zemërim në Itali, turisti shkatërron pikturën e shekullit të 18-të ndërsa pozon për një selfie në galerinë Uffizi të Firences

Zemërim në Itali, turisti shkatërron pikturën e shekullit të 18-të ndërsa pozon për një selfie në galerinë Uffizi të Firences

Fun
I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

Interesante
'Truk i zgjuar' nga plazhi - përdorimi i një çarçafi në vend të peshqirëve dhe shezlonëve

'Truk i zgjuar' nga plazhi - përdorimi i një çarçafi në vend të peshqirëve dhe shezlonëve

Interesante
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë fermerin në këtë foto

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë fermerin në këtë foto

Interesante
Ia vodhi telefonin çiklistit, hajni pendohet keq për veprimin në Londër – kalimtarët i dolën në ndihmë viktimës

Ia vodhi telefonin çiklistit, hajni pendohet keq për veprimin në Londër – kalimtarët i dolën në ndihmë viktimës

Fun
Pamje të pabesueshme nga jeta e përditshme

Pamje të pabesueshme nga jeta e përditshme "që sfidojnë logjikën"

Interesante
Kalo në kategori