E pabesueshme por e vërtetë, ky shofer voziti pa patentë që nga viti 1997

Një shofer francez mund të ketë thyer rekordin për drejtimin më të gjatë të një automjeti pa patentë të vlefshme, sigurim ose kontroll teknik – mbi 28 vjet.
Javën e kaluar, një ndalesë rutinë e trafikut doli të ishte e paharrueshme për një njësi policore në Rhone, Francë.
Pas kontrollit të targave, policia rrugore e tërhoqi mjetin për t'i kryer kontrollin teknik.
Por kjo doli të ishte shkelja më pak e rëndësishme për të cilën ishte fajtor shoferi, përcjell Telegrafi.
Pasi kontrolloi dokumentat e tij, polici kuptoi se automjeti nuk kishte as sigurim, dhe më e keqja, patenta e shoferit ishte hequr në vitin 1997.
Burri i tha rastësisht oficerit se patenta e shoferit i ishte hequr më shumë se 28 vjet më parë pasi ishte kapur duke drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, dhe ai thjesht nuk ishte shqetësuar për të.
"Së pari, një kontroll i dosjeve zbuloi se automjeti nuk ishte i mbuluar nga sigurimi. Por më pas erdhi koha për të kontrolluar vlefshmërinë e patentës së shoferit. Dhe më pas: surprizë”, tha policia.
“Kulmi i shfaqjes erdhi kur u kontrollua patenta e shoferit: burri kishte vozitur pa patentë që nga 1997”, shton ajo. /Telegrafi/


































